“TOKA” NXORRI MË TË MIRËN NGA UNË
Ilustrimi: Studio Permanent
Adoleshenca, periudha e mbushur me energji, ide dhe konfuzion. Vështirësia tё gjesh rolin tёnd nё komunitet, aspirata tё cilat ndonjëherë duken tё pamundura dhe pyetjet pafund, janё pjesё e metamorfozёs fizike, kognitive dhe emocionale tё secilit/secilës rishtar. Edhe rrugёtimi im gjatё kёsaj moshe delikate, ishte pothuajse i tillё. Nivele tё larta tё energjisё, tё cilat gjeja vёshtirёsi t’i shpenzoja, ide tё mbyllura nё sirtar, pёr shkak tё pamundёsisё sё implementimit tё tyre dhe rrethi mё i kufizuar shoqёror, ishin disa prej “sfidave” mё preokupuese pёr mua. Nё shkollёn fillore ku vijoja mёsimet atё kohё, e vetmja orё mёsimore qё kёrkonte energji mё tё lartё ishte ora e Edukatёs Fizike dhe Sportive. Orët e tjera mёsimore kёrkonin energji mё tё ulёt dhe vёmendje nё atё se ҫka shpjegonte arsimtari. Rutina e tillё nё shkollё pёr mua, nuk mjaftonte pёr tё “djegur” nivelet e larta tё energjisё, prandaj gjithё kohёs isha nё kёrkim tё aventurave qё do të mё shёrbenin nё ngritjen time.
Pas njё kohe eksplorimi tё mundёsive, u njoftova me aktivitetet jashtë-shkollore. Fillova tё marrё pjesё nё disa klube tё shkollёs e veҫanёrisht klubin e artit, ku kaloja mё shumё se gjashtё orё pasi pёrfundoja mёsimin. Eksperienca frytdhёnёse nё klubin e artit, mё mёsoi tё mos i them jo aktiviteteve jashtё-shkollore qё mё ofroheshin dhe fatmirёsisht nё klasёn e tetё, i thashë po njё mundёsie qё nuk e dija po i thoja po mijëra mundёsive tё tjera. Ishte njё thirrje nga OJQ TOKA pёr tё marrё pjesё nё projektin “Demos-ti”. Pa pasur ndonjё informacion pёr organizatёn, projektin apo se ҫka nёnkuptonte fjala “Demos-ti”, vendosa tё marr pjesё me plot entuziazёm. Sё pari njoftimi me liderёt e aktiviteteve tё projektit ishte eksperiencё e veҫantё, ata ishin shumё tё afёrt dhe jo-formal, shpjegimin e aktiviteteve e bёnin me humor dhe me metoda qё nuk i kishim dёgjuar mё parё. Nё “Demos-ti”, unё pata mundёsi tё mёsoj se ҫka ёshtё demokracia, ҫka ёshtё komuniteti dhe ҫka janё tё drejtat e njeriut. Edhe pse tё gjitha kёto i kisha dёgjuar mё parё, nё TOKA mёsova pёrmes aktiviteteve qё e bёnё tё nxёnit shumё mё tё lehtё dhe argёtues. Pas disa orёve tё paharrueshme, nё organizatёn ku takova aktivitete qё arrinin t’i balancojnё nivelet e mia tё energjisё, aktivitete tё cilat stimulonin mendimin tim kritik dhe gёrshetonin kёnaqёsinё dhe mёsimin, nuk doja qё ky projekt tё ishte i fundit pёr mua. Kёshtu qё tre vjet mё pas, sapo e kuptova qё Organizata TOKA po mbante disa klube tё quajtura Klubet e Super-Vullnetarёve u bashkova pa menduar dy herё. Klubi i Super-Vullnetarёve ishte Klub qё pёrbёhej prej diku 20 moshatarёve tё mi dhe dy liderёve, pёr mua ishte befasi tё takoje aq shumё moshatarë tё cilёt kishin synime tё pёrbashkёta me mua. Nё Klubin e Super-Vullnetarёve, unё mёsova se ҫ’ёshtё vullnetarizmi edukativ, ҫ’ёshtё komuniteti dhe si mund t’i shёrbeja komunitetit. Idetё e mia qё dikur ishin nё sirtar, tani kisha mundёsi t’i shpalosja para klubit dhe tё kontribuoja nё njё projekt vullnetar pёr komunitetin. Gjatё kohёs si Super-Vullnetare mёsova se ҫdo orё vullnetare nё TOKA llogaritet dhe nё fund ҫertifikohet gjё qё mё shtyri edhe mё shumё tё vazhdoj punёn.
Pas njё kohe tё gjatё si vullnetare e klubit, e inspiruar nga mjeshtria e liderёve tё mi, gjithmonё mё shoqёronte dёshira qё dhe unё tё isha lidere e njё klubi. TOKA pёrveҫ orёve vullnetare regjistron edhe konsistencёn, interesimin dhe zhvillimin e vullnetarёve dhe me kohёn u jep role dhe atribute tё tjera. Unё nga njё vullnetare pata mundёsinё tё jem lidere e njё klubi tё Super-Qytetarёve, kurse pas pёrfundimit tё udhёheqjes sё klubit tim tё parё, mu dha mundёsia tё bёhem mentore klubi dhe kёtё verё TOKA mё hapi edhe njё derё tjetёr tё jem pjesё e stafit tё kampeve verore. Pёrveҫ shkathtёsive qё TOKA mё ka ndihmuar tё zhvilloj, ajo mё ka dhёnё mundёsinё qё tё pёrfaqёsoj vetё organizatёn dhe shtetin tonё nё vende tё ndryshme tё Evropёs.
Gjithë kjo eksperiencё, kёnaqёsi dhe ngritje personale mё bёri tё ndjehem mё e vlefshme, mё empatike dhe e shkathtё. TOKA mё bёri me shoqёri, mё ngriti dhe po vazhdon tё mё ngris, me pak fjalё TOKA nxorri mё tё mirёn nga unё!
Mbi autoren: Donarta Uka, 19 vjeçe, është Mentore e Klubeve të Vullnetarizmit Edukativ në organizatën TOKA.