Ilustrimi: Studio Permanent
Nëse ke mendu me qenë pjesë e ndryshimeve në komunitetin që jeton, për të u bërë pjesë e proceseve vendimmarrëse nëpërmjet të cilave zëri yt ka me u dëgju rreth problemeve e çështjeve të ndryshme në vendin ku ti jeton si i/e ri/re, e në të njejtën kohë të zhvillosh aftësitë e të shkruarit, apliko për të qenë pjesë e modulit bazik të punëtorisë Pikëpamja.
Punëtoria do të mbahet më 26, 27 dhe 28 maj 2023.
Përfshirja juaj, në trajtimin e çështjeve të ndryshme që ndodhin në vend, qoftë edhe për përfshirje afatshkurtër, besojmë se ndihmon në zhvillim më të madh në adresimin e çështjeve që mund të rezultojnë në krijimin e ndjenjës së komunitetit për ndryshime pozitive. Prandaj në këtë punëtori ke me pas rast me mësu më shumë si t’i kanalizosh mendimet rreth çështjeve që të preokupojnë, të gjesh forma se si të reagosh ndaj tyre e po ashtu të zhvillosh një formë kritike të të menduarit.
Në këtë punëtori do të trajtohen tema të ndryshme si edukimi dhe arsimimi, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, përfshirja sociale dhe çështje të caktuara që kanë të bëjnë me fuqizimin e rinisë, dhe jo vetëm.
Krejt në fund secili/a pjesëmarrës do të shkruaj një shkrim i cili do të publikohet në blogun www.pikepamja.net
𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷ë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata/ato prej moshës 𝟭𝟱 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗻𝗲̈ 𝟭𝟴 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗮𝗿𝗲, nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Po ashtu të rinjtë e të rejat e të gjitha etnive dhe gjinive.
𝗔𝗳𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲 30 prill 2023