SHUMËGJUHËSIA DHE NDËRGJEGJËSIMI PËR DALLIMET KULTURORE
Ilustrimi: Studio Permanent
Përshëndetje! Hello! Merhaba! Zdravo! Hallo! Salve! Bonjour!
A keni menduar ndonjëherë se si është të mësoni gjuhë të reja e t’i flisni ato?
Unë si një vajzë 15 vjeçare kohën time të lirë e kaloj duke mësuar gjuhë të reja e duke i praktikuar. Thoni se është e vështirë? Edhe mua më dukej në fillim ashtu por tani jam duke e mësuar gjuhën e shtatë. Kjo të jep shumë mundësi të mira në jetë si tani ashtu edhe në të ardhmen, për veten tënde e për rrethin, vendin, shoqërinë e shtetin tënd. Derisa të mësuarit gjuhë të ndryshme mund të të bëj më vetëdijshëm rreth kulturave të ndryshme, po ashtu kupton më shumë për dallimet ekzistuese dhe rëndësinë e respektimit të kulturave të tjera.
Të filloj me shpjegimin e fjalës “Poliglot”. Një poliglot është një njeri që është i aftë të flasë rrjedhshëm 5 e më shumë gjuhë. Pa dyshim se një kontribuues i madh për mua që të mësoj më shumë gjuhë është fakti që vi nga Prizreni. Bashkëjetesa e etnive të ndryshme e bën Prizrenin një qytet të pasur edhe divers për nga aspekti i gjuhëve që fliten, por edhe nga aspekti kulturor.
Tani vjen radha në gjuhët që unë i praktikoj… Gjuha shqipe është gjuha amtare dhe gjithashtu e preferuara ime, edhe pse ka shumë vështirësi gramatikore, gjithmonë tingëllon bukur në vesh.
Gjuha turke është gjuha të cilën e flas si gjuhën amtare, jam rritur në një ambient, qytet, rreth e familje ku të gjithë e flasin turqishten e cila e ka një fjalor shumë të pasur me fjalë secila më e bukur se tjetra, me një kulturë të mahnitshme e tradita prej më të ndryshmeve.
Gjuha angleze është gjuha që e adhuroj për mundësitë e shumta të sinonimeve, për tingullin e ëmbël të saj e për lehtësinë në të folur. Më ka ndihmuar shumë çdo ditë në çdo vend e çdo kohë për shkak se është gjuha më e përdorur në tërë botën.
Gjuha gjermane është gjuha që e flas për 7 vite tani e cila më ka ndihmuar në pasurimin e fjalorit, theksin e ri e komunikimin me shumë persona të rinj/reja. Në shoqëri e në qytetin tim kam ndihmuar shumë turistë duke e folur gjuhën e tyre.
Gjuha maqedonase e cila me vete i merr edhe gjuhët e tjera sllave si serbo-kroate etj. e kam mësuar që nga mosha 4 vjeçe ku e kam përdorur shumë në shtetet fqinje.
Gjuha latine edhe pse nuk flitet në ditët e sotme, më ka ndihmuar në njohjen e kulturës, historisë e gjithashtu edhe në mësimin e gjuhës sime më te fundit e cila është gjuha frënge.
Gjuha Frënge ose frëngjishtja është gjuha që jam duke e mësuar qe 2 muaj tani po që me tingëllon si gjuhë përrallore, jam e vetmja në shoqërinë time që po e mësoj por në të ardhmen dua ta praktikoj me folës të kësaj gjuhe.
Kur ne i flasim shumë gjuhë për veten tonë në jetën e përditshme do te kemi një fjalor shumë më të pasur e do të jemi narratorë shumë më të mirë, truri do të na funksionojë ndryshe, do të jemi të aftë të kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë, të komunikojmë me shumë njerëz nga vendet e ndryshme, t’i ndihmojmë të tjerëve në paqartësi, të jemi më produktivë e përveç këtyre edhe do te kemi mundësi të shumta në karrierë.
Edhe pse ka shumë e shumë anë pozitive, të qenurit “Poliglot” ka edhe disa anë të bezdisshme si për shembull përzierja ose harresa e njërës nga gjuhet. Të dimë shumë versione për një fjalë të vetme është shumë e vështirë por duke i përdorur gjuhët në jetën e përditshme kjo mund të evitohet. Tjetër anë negative është shfrytëzimi si përkthyes në shoqëri, edhe pse kjo është diçka e mire jo gjithmonë mund te ndihemi rehat.
Sipas pikëpamjes sime mundësitë që i jepen një njeriu që flet shumë gjuhë janë të papërshkrueshme, të mira për veten, shëndetin mendor e shoqërinë. Çdo gjë ka një të keqe por në mësimin e gjuhëve të reja të mirat dominojnë.
“Të qenit shumë gjuhë folës është gjëja më e mirë që dikush mund t’ia bëjë vetes”!
Mbi autoren: Iris Vata, 15 vjeçe, vijon mësimet në shkollë të mesme në Prizren.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit