Shkruaj për Pikëpamjen
A ke mendu ndonjëherë me qenë pjesë e ndryshimeve në komunitetin që jeton? Me qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse nëpërmjet të cilave zëri yt ka me u dëgju rreth problemeve e çështjeve të ndryshme në vendin ku jeton ti si i ri/e re?
Fondacioni Shtatëmbëdhjetë i fton të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare që të ndajnë me ne përvojat mbi çështje të ndryshme që ju preokupojnë.
Nëse ke ndonjë gjë që të shqetëson si i ri/e re në vendin dhe komunitetin ku jeton, qoftë ajo temë sociale (edukimi, punësimi, migrimi, varfëria, ekstremizmi radikal, shëndetësia, delikuenca, përdorimi i drogave, shëndeti mendor, bullizmi, dhuna në shkolla, etj), për barazinë gjinore (dhuna në bazë gjinore, seksizmi, qasja jo e barabartë, sistemi patriarkal, pabarazia ekonomike, të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual, përfshirja e djemve dhe burrave për arritjen e barazisë gjinore, feminizmi, përfaqësimi i vajzave dhe grave, etj), të drejtat e njeriut (me fokus edhe në grupet e nënpërfaqësuara si minoritetet etnike, LGBTIQ+, personat me aftësi të kufizuara, diskriminimi), pjesëmarrjen e rinisë në procese vendimmarrëse, çështje të ambientit, mungesën e aktiviteteve rekreative, artin a kulturën dhe tema tjera që mund të jenë prioritet për ty si i ri/re, atëherë mund të bëhesh pjesë e blogut tonë.
Detajet teknike:
Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e parë, ose
Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.
Shtatëmbëdhjetë ju ofron:
Mentorim gjatë procesit të shkrimit
Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.
Dërgoni shkrimet e juaja në pikepamja@gmail.com
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy projekt i German Marshall Fund of the United States