SHKRUAJ PËR PIKËPAMJEN
Që nga viti 1999, 12 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Kjo ditë erdhi si nevojë që të dëgjohet zëri i të rinjve/rejave dhe të vlerësohen angazhimet e tyre në shoqëri, gjithashtu për të lobuar në inkuadrimin e tyre në proceset vendimmarrëse.
Andaj Shtatëmbëdhjetë ju fton të bëheni pjesë e platformës www.pikëpamja.net duke dërguar shkrimet e juaja që lidhen me çështjet rinore. Temat që trajtoni mund të jenë për sfidat e përditshme, nevojën që të dëgjohet zëri i rinisë, rëndësia e përfshirjes në procese vendimmarrëse apo edhe ndonjë çështje që ju intereson të trajtoni apo ju preokupon.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare ftohen të dorëzojnë shkrime, të cilat më pas do të publikohen në platformën www.pikepamja.net
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Detajet teknike:
1.Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
2.Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e parë
ose
3.Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.
Shtatëmbëdhjetë ju ofron:
1. Mentorim gjatë procesit të shkrimit
2. Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.
Shkrimet dorëzohen në pikepamja@gmail.com përgjatë muajit korrik.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States