SHKRUAJ PËR PIKËPAMJEN – 8 MARSI
Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Marsi) është dita globale e njohjes së arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të gruas. Po ashtu kjo ditë shënon thirrjen për veprim për ngritje të zërit drejt barazisë dhe kundër patriarkatit e sistemeve shtypëse.
Shtatëmbëdhjetë ju fton që ta shfrytëzoni platformën pikepamja.net për të ndarë pikëpamjet e juaja mbi çështje të caktuara, që lidhen me këtë datë, përmes shkrimeve.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare ftohen të dorëzojnë shkrime, të cilat më pas do të publikohen në www.pikepamja.net.
Detajet teknike:
- .Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
- .Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e pare, ose
- Shkrimi mund të trajtohet në mënyrë objektive me intervista dhe mbledhje të të dhënave më shumë në stil hulumtues
- 4.Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.
Shtatëmbëdhjetë ju ofron:
- Mentorim gjatë procesit të shkrimit
- Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.
——–
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States