Shkruaj për Pikëpamjen – 16 Ditët e Aktivizmit
Dje filluan 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila është një fushatë globale që fillon me 25 Nëntor-Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Shtatëmbëdhjetë ju fton që ta shfrytëzoni platformën pikepamja.net për të ndarë pikëpamjet e juaja mbi çështje të caktuara, që lidhen me këtë fushatë, përmes shkrimeve.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare ftohen të dorëzojnë shkrime, të cilat më pas do të publikohen në https://www.pikepamja.net/
Detajet teknike:
1.Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
2.Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e parë
ose
3.Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.
Shtatëmbëdhjetë ju ofron:
1. Mentorim gjatë procesit të shkrimit
2. Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.
Shkrimet dorëzohen në pikepamja@gmail.com deri më 5 mars.
#16DaysOfActivism
#orangetheworld
——–
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).