SHKOLLA PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale
Andaj edhe qëllimi i kësaj shkolle është t’i ofroj të rinjve dhe të rejave mundësi për të marrë aftësi të avancuara me fokus të veçantë në shkrimin dhe mendimin kritik si mjete për tu bërë faktorë ndryshimi në shoqëri e për të adresuar çështje sociale dhe të komunitetit siç janë nevojat, prioritet dhe interesat e rinisë, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, jo diskriminimit, ambientit, etj. Përveç mentoreve kryesore të shkollës, sesione te veçanta të këtij moduli të shkollës do të udhëhiqen nga folës/e të ndryshëm në secilën ditë të cilët/at do të mbulojnë aspekte specifike tematike dhe do të përfshihen në bisedë me pjesëmarrësit/et për të eksploruar edhe më tej temën ditore duke u bazuar në nevojat dhe eksperiencat e konteksteve specifike.
Nëse e ke pasion shkrimin, je student/e, bloger/e, veçanërisht student/e i shkencave shoqërore dhe dëshiron t’i thellosh njohuritë mbi shkrimin dhe të zhvillosh mendimin kritik, atëherë ky modul është një mundësi shumë e mirë për ty.
Përveç programit intensiv, shkolla ofron edhe
- mentorim një me një si mbështetje shtesë deri në finalizim të shkrimeve individuale
- mundësi për publikim të shkrimit/eve në platformën Pikëpamja
- mundësi për publikim të shkrimit/eve në libërthin Pikëpamja
- pajisje me çertifikatë
Kush ka të drejtë të aplikoj?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata/ato prej moshës 19 deri në 24 vjeçare, nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Po ashtu të rinjtë e të rejat e të gjitha etnive dhe gjinive.
Si të bëheni pjesë e shkollës?
Plotëso formën e aplikimit në linkun më poshtë:
https://forms.gle/4fgn18v1GfJabtMg9
Shkolla do të zë vend prej datës 7-11 qershor 2021, ndërsa afati i fundit për aplikim është 26 maj.
Për më shumë detaje rreth shkollës do të keni mundësi të ndiqni sesionin informues në faqen tonë.
PËR PIKËPAMJEN
Pikëpamja ka për qëllim të ofroj praktika që inkurajojnë dhe fuqizojnë vajzat dhe djemtë e rinj të përfshihen në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre. Kjo mëtohet të arrihet duke ofruar një platformë përmes së cilës trajtohen çështje që lidhen me nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke u dhënë prioritet të rinjve dhe të rejave e grupeve të margjinalizuara në shoqërinë tonë. E gjithë kjo do të arrihet nëpërmjet shkrimeve që pjesëmarrësit do të shkruajnë duke trajtuar tema të ndryshme të cilat i prekin ata dhe vendin në të cilën jetojnë. Në këtë formë të investohet në kapacitetet e të rinjve dhe të rejave që të tërheqin vëmendjen karshi çështjeve që i preokupojnë dhe të promovohet përfshirja e rinisë në sferën publike. Si dhe të rritet vetëdija e publikut mbi pikëvështrimet e rinisë.
————
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy projekt i German Marshall Fund of the United States.