SHËNDETI MENDOR DHE PRITSHMERITË KLASORE TEK TË RINJTË

Të rinjtë shpesh ndodhen përballë një zgjedhjeje mes klasave shoqërore të cilat zgjedhje shpesh janë te ndikuara nga klasa apo statusi socio-ekonomik. Gjatë rrugës për të gjetur personin e duhur apo grupin e përshtatshëm, shumë të rinj e gjejnë veten të vetmuar, të izoluar në mendimet e tyre. Realitetet kanë ndryshuar përgjatë kohërave, e bashkë me to ndryshojnë edhe njerëzit dhe marrëdhëniet mes tyre. Sot, përshkak të zhvillimeve teknologjike, ndërrimit të stileve të jetës, të socializohesh dhe të krijosh një lidhje autentike është bërë më e vështirë.
Njerëzit janë të ndryshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ndajnë interesa të përbashkëta. Pikërisht këto interesa si librat, lëndët shkollore, apo hobet i afrojnë dhe i bëjnë bashkë. Megjithatë, shumë të rinj shoqërohen në bazë të klasës socio-ekonomike që tjetri përfaqëson. Nuk flas thjesht nga përvoja personale apo nga mendimi im, por për një realitet që e shohim çdo ditë në shkolla, në vende socialziimi për të rinj, apo në lagje. Një studim i realizuar nga Universiteti i Harvardit (2021) me mbi 70,000 të rinj nga vende të ndryshme tregoi se: 38% e të rinjve zgjedhin të afrohen me persona që kanë një nivel të ngjashëm ekonomik me ta. Shkollat mund të mësojnë lëndë, por nuk mësojnë barazi. E sic thotë edhe Noam Chomsky, “Kur të rinjtë rriten të ndarë sipas xhepit, nuk mësojnë të jenë të barabartë, por konkurrues.”
Unë, si edhe shumë bashkëmoshatarë të mi, shpesh nuk arrijmë të përshtatemi lehtë përshkak të këtyre dinamikave që udhëhiqen nga performanca e klasës, sa para kemi në xhep, cfarë rrobash veshim, ku hamë, ku i bëjmë pushimet, cfarë telefoni kemi, e cilat brende i posedojmë. Përkundër presionit kolektiv, jemi më të tërhequr në mendimet tona dhe i rezistojmë ndryshimit të vetvetes apo të rregullimit të imazhit të duhur klasor për t’u bërë pjesë e një grupi. Ndonjëherë, kjo rezulton në një distancim dhe izolim, në vetmi e cika është një barrë e rënde emocionale. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se 63% e të rinjve ndihen të vetmuar dhe të padobishëm. Të rinjtë përballen me shqetësime të shëndetit mendor vetëm sepse nuk arrijnë të gjejnë personin apo grupin ku ndihen të pranuar. Sipas statistikave, 1 në 5 të rinj përjeton depresion. Ka raste kur jam në shoqëri, pranë një grup njerëzish por në të njëjtën kohë ndihem e vetmuar. Mendimet e mia ndonjëherë më bëjnë të ndihem e pashpresë, e palumtur dhe e pakuptuar. Shtrihem natën, shikoj lart, dhe ndihem e mërzitur. Pyes veten pse nuk më duan, pse ndihem kaq e vetmuar, dhe çfarë po ndodh me mua?
Klasat ekonomike krijojnë mure të padukshme mes të rinjve, por zemra e tyre kërkon të njëjtën gjë: të pranohet, të dëgjohet dhe të duhet. (UNICEF Youth Report, 2022) Prandaj është jetësore që të rinjtë të edukohen sa më shumë mbi pritshmërite klasore dhe si t’i thyejmë ato, në mënyrë që të luftojmë pabarazitë dhe pasojat si izolimi, ndjenja e papërshtatshmërisë dhe vetmisë që rëndon shëndetin mendoor të të rinjve.
E për fund, nëse zemrës tënde nuk i ofrohen këto, nese zemra yte ndihet e vetmuar tani, rëndësi ka të jesh në paqe me veten dhe ta duash veten ashtu sic je dhe ashtu sic ti di.
Autore: D.H
