RINA KIKA FOLËSE NË SHKOLLËN PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Ilustrimi: Studio Permanent
Rina Kika është avokate dhe hulumtuese për të drejtat e njeriut. Ajo ka përfaqësuar me sukses rastin gjyqësor të Blert Morinës, një ndër personat e parë transgjinorë që kërkoi nga shteti i Kosovës t’ia njohë ligjerisht identitetin e tij gjinor. Së fundi, si fituese e një Fellowship nga Universiteti Duke në Sh.B.A., ajo ka punuar për një vit në programin për çështje globale të organizatës Amnesty International. Rina bashkëpunon me aktivistë dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile, sidomos për çështje që lidhen me të drejtat e grave, të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, të drejtat e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Rina ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mban dy tituj master, një nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër për të drejtën ndërkombëtare biznesore dhe tjetrin nga Universiteti Duke në Sh.B.A. për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Për tu bërë pjesë e shkollës shih linkun më poshtë: