RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË JANJEVË
Ndër të drejtat themelore është e drejta e lirisë individuale, e drejta për jetën, e drejta e vetëvendosjes, e drejta e fesë etj. Si i tillë termi “të drejtat e njeriut” është një koncept që ka ndryshuar gjatë gjithë historisë, me përpjekjet e njerëzimit për të përmirësuar të drejtat në mënyrë që ne të gëzojmë të gjitha të drejtat që sot ekzistojnë.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thekson që të gjithë njerëzit lindin të lirë e të barabartë në dinjitet e në të drejta. Pra, të drejtat e njeriut kanë të bëjnë me të drejtën e cila mbrohet me ligj dhe lirinë e barazinë ndërmjet njerëzve. Ndër të drejtat themelore është e drejta e lirisë individuale, e drejta për jetën, e drejta e vetëvendosjes, e drejta e fesë etj. Si i tillë termi “të drejtat e njeriut” është një koncept që ka ndryshuar gjatë gjithë historisë, me përpjekjet e njerëzimit për të përmirësuar të drejtat në mënyrë që ne të gëzojmë të gjitha të drejtat që sot ekzistojnë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të drejtat e njeriut në ditët e sotme respektohen njëjtë e plotësisht në çdo vend. Diku mohet lira e shprehjes, diku ka diskriminim gjinor, diku diskriminim racor.
Edhe në Janjevë gjejmë raste kur shkelen të drejtat e njeriut. Shembuj të tillë përfshinë gratë që shpesh janë të kufizuara të shprehin mendimet e tyre lirshëm, paragjykohen nëse lëvizin lirshëm natën dhe ndodhë edhe të mos lejohen të lëvizin. Madje edhe në raste kur gratë mund të lëvizin lirshëm, ato mund të mos ndjehen të sigurta, pasi që nuk ka ndriçim të mjaftueshëm nëpër rrugë gjatë natës. Vazhdimisht flasim që secili prej nesh ka të drejtën e shkollimit, punësimit, dhe arsimimit. Mirëpo, jo gjithmonë respektohen këto të drejtat siç janë martesat e hershme, me ç‘rast vajzat ndër të tjera pengohen edhe nga e drejta për shkollim, arsimim e punësimit.
Pavarësisht që në Janjëve veprojnë disa organizata joqeveritare të cilat vazhdimisht realizojnë aktivitete të ndryshme vetëdijesuese, është shumë e rëndësishme që të bëhen përpjekje për të angazhuar edhe më shumë rininë dhe komunitetin, për tu vetëdijesuar dhe për të mundësuar respektimin e të drejtave të njeriut pa dallim.
Janjeva është një vend ku jetojnë komunitete të ndryshme si romë, ashkali, egjiptian, turq, kroat dhe shqiptarë. Për atë është e rëndësishme që në një vend të tillë të kulturave të ndryshme, të respektohen të drejtat e njeriut dhe të mundësohet një jetë me e mirë për të gjithë.
Ndonëse aktivitetet nuk mungojnë, ajo që mungon është prezenca më e madhe e të rinjve dhe të rejave. Nuk është se nuk ofrohet mundësia për të bërë gjëra të ndryshme të cilat do të kontribuonin në hapjen e mendjes dhe ngritjes së nivelit të tolerancës. Aktivitete për bullizmin, diskriminimin, paragjykimet, trashëgimia në pronë tek vajzat, martesat e hershme dhe dhuna, janë disa prej temave që janë trajtuar tashmë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Këto tema janë shumë të rëndësishme për secilin/en prej nesh që të bëhen pjesë e diskutimeve të përditshme, nga të cilat do të mësonim se si t’i fusim ato në funksion, duke filluar nga respektimi i të drejtave bazike të tjetrit/es. Në këtë formë, gradualisht do të fillonte ulja e paragjykimeve, shkelja e të drejtave të tjetrit.
Nëse secili/a prej nesh nisim ndryshimin prej vetes, atëherë kontribuojmë edhe në mirëqenien e gjithë shoqërisë.
Mbi autoren: Erza Maloku, 15 vjeçare nga Janjeva, është nxënëse në shkollë fillore.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).