QENDRA E AKTIVIZMIT NË ORCA
Gjeneratore e nismave studentore për ndryshime shoqërore
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Që nga shkurti i këtij viti në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është funksionalizu hapësira e synume kahershëm prej neve e qujtun Qendra e Aktivizmit Studentor. Kjo qendër po shërben si terren fertilizues për nismat e reja studentore që dojnë me i kuptimësu angazhimet e tyre brenda universitetit në veçanti dhe në shoqëri në përgjithësi.
Në Kosovë arsimi i lartë shihet si adresa finale e të marrjes së një diplome, pavarësisht mënyrës se si arrihet te ajo diplomë. Si rrjedhojë e kësaj mendësie, përballemi me dy absurdetet e këtij sistemi, i pari që është shpërfaqur pothuajse në të gjitha aktivitetet që ORCA i realizon me studentë, ku raporti hierarkik mes profesorit dhe studentit është humnera e pakapërcyeshme e të dyja palëve, sepse studentët duke mos qenë të vetëdijshëm mbi të drejtat e tyre bazike të studimeve e shohin veten të keqtrajtuat dhe viktima të profesorëve “autoritativ”, ndërkaq profesorët duke mos qenë të përgatitun profesionalisht e shfrytëzojnë këtë mundësi për me kamuflu veten duke e ushtru këtë autoritet. Krejt kjo situate ka bo që pushteti i profesorëve me u reciklu gjeneratë pas gjenerate, e studentët me u ndi të pafuqishëm gjeneratë pas gjenerate.
Kurse absurdi i dytë na shfaqet kur ni pjesë e madhe e atyne studentëve që i kanë përfundu studimet me shumë peripeci mbesin të papunë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 48.6 %. Kush duhet fajsohet?! Ne që nuk ua çmojmë “hjekat” e studentëve e nuk ua bëjmë çarën t’paktën me i akomudu në ni vend pune, apo ata që studimet e tyre i shohin të markuara si rreth i brendashkrum i përgatitjes profesionale, e asnjëherë si rreth i zgjerum i angazhimeve në sferat të tjera shoqnore në përgjithësi.
Këtë paradoks më së miri e shfrytëzojnë organizatat studentore të cilat shtyjnë interesa të ngushta grupore apo partiake, duke tentu me i joshë studentët përmes disa çështjeve jo shumë relevante në Universitet siç është kërkesa për afate shtesë të provimeve, ndoshta çështje shumë relevante në sytë e atyre të cilëve kjo kërkesë ua përshpejton qëllimin e marrjes së diplomës. Ndërkaq, rrallëherë kemi dëgju që këto formacione studentore kanë ngritë çështje thelbësore si ngacmimet seksuale në universitete apo çështje të avancimeve akademike jo meritore të profesorëve të tyre.
Në gjithë këtë katrahurë, përmes shumë takimeve e diskutimeve me studentë, e kemi bo pytjen se a ka naj rrugëdalje prej këtij udhëkryqi. Kemi mbrri në ni përfundim që na zgjidhjen mujmë edhe mos me ditë po të paktën na duhet ni hapësirë që kish mujt me i akumulu krejt diskutimet e aktivetetet tona që në të ardhmen ato me marrë ni trajtë t’re të transformimeve shoqënore. Si rrjedhojë, ideja për Qendren e Aktivizmit Studentor në ORCA veç ka shku tu u kristalizu e tu u ngjizë në ne si bindje, e nevojë e pashmngshme e jetës studentore.
Në shkurt të këtij viti është themelu Qendra e Aktivizmit Studenor në ORCA, mas ni granti isntitucional që e kemi fitu nga Fondacioni Kosovare për Shoqëri Civile (eng.KSCF) duke bo që synimi jonë i kahershëm me nisë me marr formë.
Tash, kur po bohen gati një vit prej themelimit të Qendrës, ajo veçse ka nisë me shërby si inkubator i nismave të reja studentore që dojnë me demokratizu jetën universitare përmes angazhimit e përpjekjeve të tyne për arsim ma cilësor, në ndërkohë na jemi vu në shërbim të saj duke kriju program për funksionalizimin e Qendrës përmes aktiviteteve me studentë si: Nata e filmit dhe debateve, ligjërata mbi aktivizmin studentor, takime me studentë, trajnime për adresimin e problemeve studentore, fasilitim i grupeve të nxënësve, të studentëve, të nismave shoqërore për organizimin e protestave dhe ngjarjeve me karakter avokues, ligjërata të iniciuara nga vetë studentët që përshtaten me karakterin e studimeve të tyre, kongres të aktivizmit studentor etj.
Kjo hapësirë synon me i nxitë tutje vatra të reja të aktivzmit studentor që e ngjallin jetën studentore në përgjithësi. Aktivitetet e programit të Qendrës nuk na ngushllojnë për faktin se ato realizohen, po se ne besojmë se ato janë ushqim për rritjen e zhvillim e nismave studentore. Ju ftoj për ni “supë” në Qendrën e Aktivizmit Studentor të ORCA-s si paragjellë e angazhimeve të përbashkëta për arsim ma cilësorë.
Mbi autorin: Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është një organizatë e shoqërisë civile me bazë në Prishtinë, puna e së cilës përqendrohet parësisht në mbikëqyrjen, analizimin dhe reagimin ndaj proceseve akademike në arsimin e lartë në Kosovë.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States