INSTITUTI PIKËPAMJA
Pikëpamja nisi si një projekt nën organizatën Shtatëmbëdhjetë në vitin 2018, me qëllimin e fuqizimit të të rinjve për t’u angazhuar në diskursin publik, vendimmarrje dhe aktivizëm shoqëror. Fillimisht, fokusi ishte krijimi i hapësirave ku zërat e rinj—sidomos ata nga komunitetet e margjinalizuara—mund të dëgjoheshin përmes diskutimeve, punëtorive dhe iniciativave të shkrimit kreativ.
Me kalimin e viteve, Pikëpamja evoluoi nga një iniciativë bazuar në projekte në një organizatë të pavarur (që nga viti 2023), duke mundësuar më shumë autonomi, zgjerim të programeve dhe ndikim më të qëndrueshëm.
Që nga viti 2023, Instituti Pikëpamja është një organizatë e drejtuar nga të rinjtë në Kosovë, e dedikuar për fuqizimin e të rinjve për t’u shprehur, për të ndikuar në diskursin publik dhe për të nxitur ndryshimin shoqëror përmes praktikave të shkrimit kreativ dhe kritik. Në thelb, Pikepamja beson se shprehja autentike—qoftë përmes artikujve, blogjeve, poezi, apo tregimit (storytelling)—është njëherazi një akt individual fuqizimi dhe një forcë kolektive për aktivizëm.
Vizioni
Pikëpamja ka për vizion një botë ku zërat e rinj ndezin ndryshime të qëndrueshme, duke formësuar një shoqëri të rrënjosur në përfshirje, drejtësi dhe ndjeshmëri.
Misioni
Misioni i Pikëpamja është të ushqejë një brez shkrimtarësh/esh dhe aktivistësh/esh të rinj/reja, duke i fuqizuar ata/ato me mendim kritik dhe shkrim autentik për të transformuar normat shoqërore dhe për të frymëzuar një kulturë përfshirjeje, drejtësie dhe ndryshimi në komunitetet e tyre.
PROGRAMET E INSTITUTIT PIKËPAMJA
1. Programi i Mendimit Kritik dhe Shkrimit Kreativ
Programi i Mendimit Kritik dhe Shkrimit (Storytelling) Kreativ është një program transformues që fuqizon shkrimtarët dhe aktivistët e rinj për të zhvilluar aftësitë e mendimit kritik, shkrimit kreativ dhe tregimit të historive. Duke kombinuar trajnime të strukturuara, mentorim dhe angazhim me komunitetin, programi ushqen një brez të rinjsh të gatshëm të sfidojnë normat shoqërore dhe të frymëzojnë ndryshime pozitive. Përmes shprehjes autentike dhe mendimit kritik, pjesëmarrësit mësojnë të avokojnë për përfshirje, drejtësi dhe transformi shoqëror në komunitetet e tyre.
2. Programi i Angazhimit Publik
Programi i Angazhimit Publik kombinon platformën online Pikëpamja me ngjarje publike për të krijuar hapësira ku zërat e rinj mund të ndajnë pikëpamjet, mendimet dhe punën e tyre kreative. Përmes platformave digjitale dhe fizike, programi fuqizon të rinjtë/rejat të angazhohen në komunitetet e tyre dhe të avokojnë për ndryshim shoqëror. Nismat e programit ofrojnë një hapësirë dinamike për të rinjtë/rejat që të kontribuojnë në narrativat kulturore dhe shoqërore, duke nxitur dialogun dhe duke promovuar diskursin publik.