PAKETIMET E PLASTIKËS, PROCESI I RICIKLIMIT TË TYRE DHE ZERO WASTE
Ne duhet të ripërdorim burimet që janë në dispozicionin tonë sa më shumë të mundemi, duhet të shmangim blerjen e pemëve e perimeve të mbështjellura në plastikë, të perdorim qese të materialit për t’i mbajtur produktet e blera dhe mund të konsiderojmë të jetojmë një jetë zero waste. Më së rëndësishmi, të jemi të vetëdijëshëm për ndotjen që po krijohet nga kultura në rritje e konsumimit, dhe të mundohemi të mos jemi pjesë e saj.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Viti ishte 1941 dhe shkencëtarët e DuPont sapo kishin zbuluar polyethylene terephthalate ose PET. Ata po mundoheshin të krijonin fibra sintetik për t’i përdorur si poliester. Sot, PET është gjithkund; prej kur zgjohemi deri sa biem për të fjetur. I lajmë dhëmbët me brushë nga PET; lahemi me shampon në shishe PET. Ne pijmë nga shishe PET dhe i konsumojmë shujtat tona të paketuara në PET. Sot, shumë e më shumë njerëz po fillojnë të jetojnë në zero waste. Duke krijuar shumë pak ose aspak sasi të mbeturinave, individët zgjedhin të mos blejnë materiale të paqëndrueshme, si plastika, as për produkte higjienike; dhe në vend te tyre zgjedhin materiale me shumë përdorime, të mira për Tokën.
“Konservimi i të gjitha burimeve për prodhim, konsumim, ripërdorim dhe rikuperim të produkteve dhe paketimeve të tyre, pa djegie dhe pa shkarkim në tokë, ujë ose ajër në mënyra që kërcënojnë mjedisin ose shëndetin e njeriut”, është si Aleanca Internacionale për Zero Waste e ka definuar nocionin zero waste. Kjo nënkupton që mënyra e jetesës zero waste kërkon që të jesh i/e vetëdijshëm/me për gjendjen e planetit dhe të bësh diçka të ndihmosh.
Riciklimi do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për menaxhim të mbeturinave, nëse do të bëhej saktë. Shumë thonë që problemi me keqpërdorimin e produkteve PET, nuk është sasia e madhe që prodhohen në por çka ndodh me to pas përdorimit. Në dokumente zyrtare, ato riciklohen, por në fakt perfundojnë në fusha të vendeve aziatike ose vende në zhvillim. Kina ishte importuesi më i madh në botë i mbeturinave, sidomos nga SHBA, MB, EU dhe Japonia.
Por në 2017, Kina ndaloi nga importimi 24 lloje të mbeturinave. Besohet që ky ndryshim në rregulla erdhi nga dokumentari Plastic China i Jiuliang Wang. Filmi i tij u bë viral në media sociale deri sa u ndalua brenda territorit të Kinës.
Ka shumë mënyra të riciklimit. Është upcycling, mënyra e ngritjes së vlerës të një artikulli. Kjo metodë kthen objekte në diçka tjetër të perdorshme përmes riciklimit. Edhe shtëpi janë ndërtuar nga shishet. Pastaj është riciklimi kimik, ku përmes kthimit të polimereve në monomere, të njëjtat burime mund të përdoren për të prodhuar disa herë.
Kompani të mëdha të pijeve dhe ushqimeve janë duke premtuar që do të rrisin sasinë e materialeve të ricikluara në paketimet e tyre ose t’i bëjnë ato të riciklueshme. Por, ka pasur raste kur një produkt i riciklueshëm është zëvendësuar me një produkt më të mirë për tokën por të pa riciklueshëm. Në prill të 2018 qeveria e Mbretërisë së Bashkuar propozoi një ndalim në pipa të plastikës, kjo qoi që zingjiri i restoranteve McDonald’s ti hiqte pipat nga PET, të cilat ishin të riciklueshme, me pipa të letrës që janë shumë të trasha të riciklohen.
Zgjidhjet e qëndrueshme janë esenciale për shëndetin e planetit tonë. Disa nga këto zgjidhje janë brushat e dhëmbëve nga bamboo, sapunët që nuk kanë nevojë për ujë që të përdoren. Në vend të përdorimit të 19-26 litrave ujë në një tualet normal, kemi opsionin e banjove turke dhe ne mundemi të ndalim qezmen kur jemi duke larë dhëmbët për të mos shpërdoruar 7 litra ujë.
Ka njerëz, akademikë të cilët nuk besojnë se bota po nxehet. Sipas tyre, ngrohja globale nuk është e vërtetë dhe klimatologjia është shkencë shumë e re dhe e pa studiuar. Nëse efektet e ndotjes janë dekada e ndoshta edhe shekuj larg prej paraqitjes, atëherë si munden shkencëtarët që thonë se efekti serë është i vërtetë, ta vërtetojnë këtë.
Çka ne duhet të mbajmë në mend është se Toka është shtëpia jonë, kundrejtë çkado. Edhe nëse ngrohja globale nuk është e vërtetë, vetëm do të ndihmonim në menaxhim të mbetjeve nëse e kontrollojmë përdorimin e materialeve të pa qëndrueshme. Nuk është mjaft të bëhet një paketim i riciklueshëm; ai paketim duhet të riciklohet. Kështu që, deri sa kjo të fillojë të ndodhë, duhet të ripërdorim burimet në dispozicion sa më shumë të mundemi, duhet të shmangim blerjen e pemëve e perimeve të mbështjellura në plastikë, të përdorim qese të materialit për t’i mbajtur produktet e blera dhe mund të konsiderojmë të jetojmë një jetë zero waste. Më së rëndësishmi, të jemi të vetëdijëshëm për ndotjen që po krijohet nga kultura në rritje e konsumimit, dhe të mundohemi të mos jemi pjesë e saj.
Për autoren: Anylë Zogu është studente e vitit të dytë në dizajn, është aktiviste dhe ambientaliste.
Shënim: origjinali i këtij shkrimi është në gjuhën angleze.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States