NGACMIMI SEKSUAL NË RRUGËT E KOSOVËS
Është pikëllues fakti që s’ka asnjë arsye logjike pse ndodhin këto gjëra, pse dikush e ka t’lejuar me të ngacmu, me të tregu qysh po i dukesh sot, cila pjesë e jotja po i pëlqen, nuk justifikohet qysh rrugës shihemi lodra t’tjerëve, këtë e justifikon veç patriarkati i vendit tonë që nji vajze e gruaje mundesh me i thënë çka ti do, se ajo fuqi s’ka me tu kundërpërgjigj. Ku patriarkati s’merr parasysh asnjë përdhunim se n’sy t’tyne ti vet ke kërku me përjetu atë dhimtë.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Qysh është orën policore me ta përcaktu perëndimi i diellit ose flladin e netëve të verës mos me ndi rrugëve t’vendit tënd. Çfarë ndjenje është kur krijesën ma t’fortë n’fund t’ditës një fjalë e cenon? E a e dini qysh mbas shekujve duke u frikësu e luftu prej gjakut t’huj, gjaku jonë po na frikëson sot. Për ty që ç’do pyetje t’kujtoj diçka, ti që sot je quajt objekt, ti që sot për format tua trupore ke ndi frikë, për ty që dhembja e dorës t’randë e t’padashtun t’ka mbytë e për ty që prekja e dorës t’huaj zanin ta ka ndal.
T’dashtun e t’dashtuna n’fjalë, qysh po ndiheni tu e ditë që 74% mendojnë që viktima duhet fajësu. Qysh mundet fjalori vulgar i një 50 vjeçari duke tregu se cilën pjesë t’trupit do të ta kishte prekë ose cila i pëlqen më shumë të implikoj në faj tënd?
40.5% e popullatës mendojnë që ngacmimi që bëhet nëpër rrugët e Kosovës merret si kompliment nga rinia jonë. Nuk e di për cilën rini është fjala apo se qysh është e mundur frika të asocioj në kompliment ose kënaqësi. Me frikën e natës jemi mësu që nga një moshë shumë e re, e me kalimin e kohës kemi kuptu që errësira edhe ditën ka kaplu. Po rritemi me ni vend ku me lind çikë je e nemun, me u rritë si çikë je e robëruar, me ni vend ku pak lëkurë e ekspozuar direkton në ngacmim e me ni vend ku je e pambrojtur prej syve plotë lakmi me t’pasë. E n’fund t’ditës heroinat që sot janë përballë me tmerre të tilla përgatiten që edhe nesër e mbas një jave e viti me ndje t ‘njëjtën frikë. Sa normale është që menjëherë pas përrallave që ke dëgju për përbindësha, mu përballë me ta, veç se kësaj here deformimi fizik kthehet n’mental. Qysh është me e pas trupin tënd, e ai veç si i yti nuk trajtohet, qysh është me mësu fjalën “jo” e mos mu pranu prej tjerëve. Zani i atij që s’mundet me folë është më i nalti, loti i derdhur i viktimave na lagë t’gjithë e vrapi i atyre tu ikë prej dikujt që “jo” nuk e marrin si përgjigje po dridh tokën, tokën e atyre që kanë t’njëjtat përjetime.
Ka kohë qe s’kemi dëgju komplimente, se çdo kompliment n’urrejtje është shndërru. Ka edhe ma shume kohë që s’kemi dëgju kërkim falje, kërkim falje për çdo natë pa gjumë, për çdo lot frike, për çdo përdhunim që ka ndodhë rrugëve të Kosovës, për çdo fjalë që të rrahurat e zemrës na i ka ndalë, për çdo natë që s’mujtëm me shiju.
Qysh po e paramendoni një 24 orësh t’tillë. Ku mëngjesin e pret me stres a po mundesh me përmbushë synimin para se me u bo natë, se n’moment kur dielli perëndon n’vendin tonë perëndon edhe siguria. Kur zgjohesh n’mëngjes e n’vend se me u ndi mirë për veten tënde, duhesh me mendu çka me veshë që rrugëve mos me dëgju fjalë t’mendjeve t’cekëta e seksiste. Qysh arsyetohet që në t’njëjtën rutinë kalon një 10 vjeçare, që t’vogla jemi mësu me urrejtje ndaj vetes tonë, që t’vogla kemi dëgju ngacmime nga me t’frikshmet deri te ato që na kanë cenu si qenie, që t’vogla na e kanë ngulit n’kokë që kur dora e t’huajit t’prekë pa dëshirën tënde je e pafuqishme, këto sende na u kanë mësu n’kohën kur u dashtë me na mësu qysh me dashtë veten.
E pikëllues është fakti që s’ka asnjë arsye logjike pse ndodhin këto gjëra, pse dikush e ka t’lejuar me të ngacmu, me të tregu qysh po i dukesh sot, cila pjesë e jotja po i pëlqen, nuk justifikohet qysh rrugës shihemi lodra t’tjerëve, këtë e justifikon veç patriarkati i vendit tonë që nji vajzë e gruaje mundesh me i thënë çka ti do, se ajo fuqi s’ka me tu kundërpërgjigj. Ku patriarkati s’merr parasysh asnjë përdhunim se n’sy t’tyne ti vet ke kërku me përjetu atë dhimtë.
Mundemi me u quajt viktima, se t’tilla jemi. Veç t’dobëta s’mundemi me u quajt, se e luftojmë këtë fenomen çdo ditë me mish e shpirt, luftëtaret e rrugëve t’vendit tonë.
Mbi autoren: Lendina Balaj, 17 vjeçare nga Prishtina, vijon mësimet në shkollë të mesme në drejtimin e shkencave natyrore.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).