MALL PËR ATË QË KAM QENË
Teksa mendoj shumë, them me vete se s’ka mbet njeri në planet, dhe ja ku fillon stresi, si duket edhe depresioni, sepse kam filluar t’i anashkaloj edhe bisedat me miq madje edhe me familjen. Sikur më ka izoluar ne vetvete dhe në rutinën e punës dhe vetëm punës dhe se asgjë tjetër nuk ka kuptim për të vepruar ne të. Kam filluar të anuloj edhe ushqyerjen. Mendoj për situatën se a do të kaloj, mendoj për shoqërinë se a do të kem mundësi të kaloj festa e natë me ta, mendoj për daljen në çdo orë të ditës kur me të vërtetë ndihem se dua të dal, për zhurmën e gjallninë që më jep ky qytet.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Një ditë e imja në karantinë , mund te shpjegohet si jo më mirë. Gjumi më është bërë 4:30am- 12pm. Dita fillon me hapjen e telefonit, ora, kush ka shkruar, a ka ndonjë informatë nga lajmet, ku u shfaq korona virusi sot edhe a kanë me na dalë pagat për këtë muaj . E dëshpëruar nga këto aspekte, dal ne kuzhinë, e hapi dritaren ku disa ditë kjo kohë me një diell të përvuajtur, me ledhatonte teksa kafja edhe një gote me ujë e limon i bashkëngjitej rutinës time. Kisha kohë me mbajt ligjëratën e orës 13pm pa kamere dhe zë vetëm një profesor duke shpjeguar temën e caktuar te lëndës , teksa unë pastroja dhomën, bëja gati letrat, lapsat, mjetin për video time lapse, veshja një maicë të thjesht të zezë sikurse brendësinë që e kam për momentin, edhe ulesha. Pas përfundimit unë kisha kohë të bëja 100 skica në dit, punim me përmasa të mëdha, të lëshoja një muzikë të qetë, e perëndimi i diellit shfaqej edhe ne videot e punimeve te mia. Qielli sa shkonte e bëhej me ngjyra plot dashni, shpejt vinte mbrëmja, e me njërën nga shoqet përgatisnim ndonjë ushqim, e unë nganjëherë edhe e tejkalojsha këtë fazë. Ja se edhe ku vjen ndryshimi i gjendjes mentale. Gjatë ditës kur dilsha nga banesa, për të blerë diçka ne dyqan, i dëgjoja njerëzit duke biseduar mes vete e duke thënë “zgjate zot”. Shpirtin e zemrën time e ngulfatke nji e zeze e keqe, nji mundim që as vet se di si me hjekë, e me largu . E du mbramjen shumë, se krijoj e veproj shumë, po vetmia nganjiherë din ta bëjë të vetën. Unë zakonisht shkoj ne shtrat nga ora 23:00, po aty fillon momenti kur mendimet vlojnë në mendjen time, nuk më lënë te qetë. E mendoj shume, mendoj gjithçka, e kur s’mundem zgjohem nga shtrati, sillem, laj sytë e fytyrën, m’ka ndodh edhe me qajtë, por pa za. Edhe pse asnjiherë nuk më ka pa askush të qaj teksa mund të kem ndonjë shqetësim sa i përket shëndetit tim mental, a po për çkado qoftë. Ulem, dhe e mira e kësaj është se kam punuar me qindra punime përmes të cilave e kam determinuar gjendjen time të brendshme derisa, ky lloj izolimi po me ngulfat shpirtin, zemrën dhe mendjen time.
Teksa mendoj shumë, them me vete se s’ka mbet njeri në planet, dhe ja ku fillon stresi, si duket edhe depresioni, sepse kam filluar t’i anashkaloj edhe bisedat me miq madje edhe me familjen. Sikur më ka izoluar ne vetvete dhe në rutinën e punës dhe vetëm punës dhe se asgjë tjetër nuk ka kuptim për të vepruar ne të. Kam filluar të anuloj edhe ushqyerjen. Mendoj për situatën se a do të kaloj, mendoj për shoqërinë se a do të kem mundësi të kaloj festa e natë me ta, mendoj për daljen në çdo orë të ditës kur me të vërtetë ndihem se dua të dal, për zhurmën e gjallninë që më jep ky qytet.
Filloj me mendu se m’ka marr malli për çdo njeri të këtij vendi, për ecjet e mia të gjata pas punës, bashkë me shoqen time deri tek akademia ose në kafenenë tonë të preferuar. Më së shumti për tri javë rresht, filloj me mendu se m’ka marr malli për kolegët e mi të punës, e për shefin e sheficen, ku ka pas ditë që ma kanë shpif jetën, po pranoj me m’dhon çdo lloj presioni veç me u kthy edhe njiherë në atë mes. Më së shumti, çdo natë, mendoj se m’ka marr malli veç për nji përqafim, pa maskë e doreza, nji puthje me dikon qe ta ka dashtë zemra, e nji kërkim falje për çdo njeri që pa ose me dashje kam lëndu. Në dritaren e hapur të dhomës time dal, dhe marr frymë thellë disa herë, dhe kthehem brenda.
E çka të them më tepër veçse kjo me gjasa kalon dhe unë shtrihem prapë, e kur ora fillon të bëhet mëngjes diku në 4:00 ose 4:30 të mëngjesit fillon gjumi të vij, e në melodinë e disa tingujve të shiut unë bie dhe fle. Dhe kështu edhe përfundon një ditë e një natë, një izolim i tillë, një mungesë që çdo ditë rritet brenda meje, dhe kam frikë për pjesët tjera të situatës, si dhe sa do t’i kaloj, ose ndoshta mundësia për t’i kaluar do të kenë një vazhdim goxha të gjatë, për të cilin s’dua as ta mendoj. Dua lirinë që e kam pas, dua çdo gjë që e kam shiju në liri, e du shiun me m’lag , e du nji pije n’shesh , e ni qeshje në kafe. E du që çdo gjë t’i kthehet normalitetit, po çdo gjë me se shumti du ta largoj mundimin që më ka kapluar brenda, e të kthehemi në atë që kemi qenë gjithmonë.
Mbi autoren: Fjolla Ferati, studente e grafikës në vitin e tretë, në Akademinë e Arteve në Prishtinë.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).