KU MBETËN ZËRAT E RINISË NE LAGJËN TIME
Të rinjtë e të rejat ndonëse përfundojnë studimet apo shkollat profesionale dhe mundohen të ambientohen me jetesën në vendin tonë, shumë nga ata nuk mund të gjejnë një vend pune. Gjithashtu për shkak të nepotizmit që ka lëshuar rrënjë në Kosovë, ku nëse nuk ke një krah të fortë të të përkrah, punën e ëndrrave vështirë se do ta arrish. Këto gjëra u japin shtytje të rinjve dhe i detyrojnë të ikin nga vendi e të bëjnë një punë që nuk është as në përputhje me kualifikimin që kanë, mirëpo ata detyrohen të ikin për një jetë më të mirë.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
”Po ikë nga këtu për një jetë më të mirë” nuk është një fjali e re, madje është bërë edhe klishe, aq shumë e kam dëgjuar sa që më vë në dyshim edhe mua mos duhet të ndryshoj planet e mija?
Migrimi është një ”fenomen” të thuash këto ditë, jo që ka filluar tani, por në këto kohë në vendin tonë po arrin një kulminacion. Me shpresë se gjërat janë më mirë në një vend ku nuk e kemi parë as me sy, shoqëria jonë është venë në radhë duke pritur përgjigje nga ambasadat, e me t’i marrë pasaportat të ikin nga vendlindja të cilën tani po e personifikojnë si të pashpresë.
Faktorët të cilët na sollën në këto vendime kanë krijuar një listë të gjatë tashmë, duke filluar nga papunësia e padrejtësitë që bëhen në zyrat e vendit tonë, nga varfëria që ka trokitur në dyert e shumë familjeve. Ekonomia e cila zhvillimin e ka të ngadaltë sikur të mos funksiononte fare. Politika që po gëlltit vendin në errësirë më lojërat e saja të ndyra. Arsimimi që është kap në vallen e ”dredhisë”. E mbi të gjitha pabarazia që ka shtrembëruar kuptimin e nocionit “human”.
Në shoqërinë tonë është stimuluar ajo dëshirë dhe ide që në vendet e huaja mundësitë për jetesë më të mirë janë më të mëdha, ndonëse të presin krahë hapur! Pak janë ata që nuk kanë një shpresë që një ditë të mos largohen. E të shumtë janë ata që presin një liberalizim që duhej të ndodhte vite më pare, e ende na zvarrit në pamundësi të bëhet realitet.
Po ecja sot në lagjen time, e vetme nën ngrohtësinë e thektë te diellit, në mendje ky diell më solli shumë kujtime. Mbaj mend këto rrugë të mbushura më të rinj, fëmijë e të moshuar, ndërsa tani miku më i mirë i këtyre rrugëve është vetëm pluhuri dhe banorët numri i të cilëve zvogëlohet dita ditës. Migrimi në Kosovë daton që nga vitet e 60′, ngritje të dukshme kishte në periudhën e luftës 98-99′. Por tani që ka arritur në një nivel kaq të lartë vallë çfarë po ndodh. Tani që brenda vitit largohen me mijëra qytetar, me kë jemi në luftë tani? Me veten?
Sipas disa të dhënave për vitin 2018, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës thuhet se në 5 vitet e fundit me shumë se 170 mijë shtetas kosovar kanë lëshuar vendin. Nëse kjo gjë vazhdon me tempo të njëjtë shumë shpejt Kosova do mbetet e mbushur me plotë shtëpi të pabanuara e me rrugë boshe te mbuluara nga pluhuri.
Fakti se njerëzit largohen nga vendlindja është diçka e pranishme në çdo vend, në fund të gjithë dëshirojnë më të mirën për vetën. Shqetësues është fakti se pse të rinia po largohet? Pse në moshën më të mirë, në periudhën e cila supozohet të jetë më e mira e jetës, po ikin nga më të afërmit e tyre drejt një rrugëtimi më të papritura.
Të rinjtë e të rejat ndonëse përfundojnë studimet apo shkollat profesionale dhe mundohen të ambientohen me jetesën në vendin tonë, shumë nga ata nuk mund të gjejnë një vend pune. Gjithashtu për shkak të nepotizmit që ka lëshuar rrënjë në Kosovë, ku nëse nuk ke një krah të fortë të të përkrah, punën e ëndrrave vështirë se do ta arrish. Këto gjëra u japin shtytje të rinjve dhe i detyrojnë të ikin nga vendi e të bëjnë një punë që nuk është as në përputhje me kualifikimin që kanë, mirëpo ata detyrohen të ikin për një jetë më të mirë.
Mënyra se si ky shtet po zhvillohet dita ditës ka futur një frikë tek të gjithë njerëzit edhe pse ndoshta disa nuk e vërejnë. Aq shumë i frikësohemi së ardhmes këtu sa që sakrifikojmë çdo gjë që kemi vetëm të mos jemi këtu.
”Kudo vetëm jashtë Kosove” këtë e dëgjova një ditë nga një i ri që sapo kishte përfunduar studimet e diplomën e kishte vendos në një kornizë si dekorim. Aty e la edhe kur u largua nga vendi për të arritur atë që këtu nuk iu dha mundësia!
Në mënyre që të limitohet kjo dukuri atëherë institucionet duhet të funksiononin ndryshe. Të krijohen hapësira të reja pune në sektorin publik dhe privat. Të zhvillohet ekonomia, bizneset të gjejnë përkrahje nga komunat e tyre në mënyre që të rritet rrjeti i punës.
Qytetarët të posedojnë sigurim shëndetësor të ndjehen të sigurt në vendin ku jetojnë. Si dhe një faktor shumë me rendësi, të largohen steriotipet që janë në shoqëri tonë, sepse ndikimi që ka shoqëria në ambientalizmin e një të riu në një vend është shumë e madhe.
Mbi autoren: Krenare Hoxha-Studente në Universitetin e Prishtinës-Gazetari.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.