Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja
Njihuni me folësen e parë në kuadër të shkollës
Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare në Kosovo 2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut, me fokus në të drejtat e grave, LGBTQ+ dhe komunitetet minoritare. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave (Diversity and the Media) në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëri e Bashkuar.
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
———–
Folësja e radhës në kuadër të shkollës
Lura Limani
Lura Limani është shkrimtare, redaktore dhe hulumtuese nga Prishtina. Ajo është njëra prej themelueseve të zinës së pavarur letrare dhe shtëpise botuese Lirindja dhe ish-kryeredaktore e Prishtina Insight. Esetë dhe punët e saj gazetareske janë botuar në Prishtina Insight, Balkan Insight, Osservatorie Balcani i Caucaso, etj. Limani është njëra nga themelueset e Iniciativës për Histori Gojore, një arkivë e gjallë e tregimeve jetësore të njërëzvë nga Kosova. Limani është bashkë-autore e “BOOM”(2020), një publikim që dokumenton skenën kosovare të pop dhe rock muzikës në vitet e 1980-ta dhe aktualisht punon si staf programor në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
———–
Folësi i rradhës në kuadër të shkollës
Erblin Hoxha
Erblin Hoxha – në 8 vitet e fundit ka punuar me projekte për organizata të shoqërisë civile si Lëvizja FOL, BIRN, Debate Center, CDF, Venture UP, Save the Children etj. Ai ka eksperiencë në hartimin dhe implementim të projekteve, planifikim strategjik me fokus në edukim si dhe në trajnime e punëtori për zhvillim të kapaciteteve në fushën e aftësive të buta, udhëheqjes së të rinjve dhe aktivizmi. Ai ka përfunduar studimet master për Ekonominë Politike Ndërkombëtare në Universitetin e Texasit në Dallas, ndërsa studimet për bachelor për Shkenca Politike i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si drejtor ekzekutiv i Debate Center – organizatë e specializuar në kurrikulat e mendimit kritik dhe të folurit në publik, dhe po ashtu punon si koordinator i projektit në Lëvizjen FOL.
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
———–
Folësi i radhës në kuadër të shkollës:
Durim Abdullahu
Durim Abdullahu (1990) është historian dhe gazetar. Asistent në Departamentin e Antropologjisë dhe të Historisë në Univesitetin e Prishtinës. Pedagog i kurseve universitare në fushat e medievistikës, antropologjisë së mediave dhe historisë së artit. Doktorant në historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Tekstet e tij akademike kanë për temë raportin mes mitit dhe historisë, aplikimin e hermeneutikës dhe smiotikës ndaj teksteve mesjetare, udhëpërshkrimet si burime historike dhe etnografike si dhe gjuhën e rrëfimeve për luftën në Kosovë. Ka bashkëshkruar katër libra: për tekstlibrat e historisë në Kosovë (Göttingen 2018), historinë e Universitetit të Prishtinës (Prishtinë, 2020), “Kosova antropologjike” (Tiranë, 2020) dhe për historinë e Fakultetit Filozofik (Prishtinë, 2021). Durim Abdullahu ka punuar gjashtë vjet si gazetar dhe autor emisionesh në KTV (Kohavision), ku ka realizuar mbi 50 dokumentarë televizivë dhe ka drejtuar emisionin CODEX. Tani është gazetar në Radio Free Europe.
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
Për tu bërë pjesë e shkollës shih linkun më poshtë:
Ky grant është mundësuar nga projekt Balkan Trust fro Democracy i German Marshall Fund of the United States.
———–