Djal’ ka le
Pushkë kanë qit
e gjymysh kanë ba
veglën mes kambëve kur ia patën pa!
E ishin lut dajve mos me i ga
Mas do dite
ku n’spital s’ish kan ma
gzimi i shpis’ n’djep kish pas ra!
Me nji qebe e kishin mlu
MashAllah n’cilën ka shkru
Hala naj emër s’ia kishin vnu
gjymyshi vazhdojke, për ta t’u knu
Kerret ishin’ ranis
për me pa gzimin e shpis’
krejt akraballaku ish dalldis’
hazdret djalit, diçka me i çinis
Nji sy t’kaltërt me ia vnu
prej synit t’keq me e ru
N’djep te kryt, paret ia kishin ba pal’
se “mas 4 çikave, kish le djalë!”
*autori përdor satirën për të ironizuar me fenomenin
Autor: Agon Rexhepi