ajo, zë vendin ma të madh të arshit
atë, perëndia e preku me dorë t’vetën
asaj, iu dha hijeshi verbuese
prej saj, lindi ndjenjë krejt tjetër
ajo, vret me sytë si dielli
asaj, fytyra i shndritë
atë, perëndia në majë e ngriti
për të, shkruhen poezitë,
ajo, m’vjen natë për natë,
prek e puth, përputhshëm m’ngjitet
muzë e muzeut tim kujtimesh
zë i saj prej mendjes s’shqitet
rranjë të saja në trup skaliten
atë, në andërr a në jetë e do
prej saj, vjen dashuri platonike
dashuri që nuk perëndon,
ujitet n’zemër e në kokë sillet
fryti më i bukur në tokë
atë që perëndia e preku me dorë t’vetën
zë vendin ma të madh në botë
ajo, vret me sytë si dielli
asaj, fytyra i shndritë
fron i saj ngjan me arshin,
më e larta ndër perënditë
ajo si qenie prej të parëve,
bekon botën e mëkatarëve,
për të, shkruhen poezitë,
e ajo, mbetet veç andërr e sirtarëve…
Author: Fitim Majkovci