EKOLOGJIA SOCIALE NË KOSOVË
Të ndash problemet ekologjike nga problemet shoqërore do të thotë të reduktosh problemin, andaj, është shumë e rëndësishme që t’i lejojmë vetës një perspektivë të re në mënyrën se si i shohim këto probleme. Një perspektivë e tillë do ishte vetëdijesimi për rolin që ka shoqëria hierarkike në botën natyrore.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Shoqëria, shpesh e ka neglizhuar faktin që pothuajse të gjitha problemet tona ekologjike i kanë rrënjët në probleme të thella shoqërore. Nëse ne i shohim problemet aktuale ekologjike të ndara e të pa ndërlidhura me problemet brenda strukturës së shoqërisë, atëherë nuk do arrijmë t’i kuptojmë e t’i vlerësojmë ato qartë. Ekologjia sociale është fushë akoma jo shumë e njohur në Kosovë mirëpo, që mund të kontekstualizohet në pothuajse të gjitha problemet ekologjike me të cilat po ballafaqohemi sot. Në dallim prej qasjes tradicionale të ekologjisë, ekologjia sociale vë theksin në rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore dhe ndikimit të tyre në natyrë.
Në një kohë kur Kosova përballet me degradim të skajshëm të ambientit, ne duhet të jemi më kritik dhe të kuptojmë drejtë se interesave të kujt po i shërben ky degradim. Ndërtimi i hidrocentraleve dhe eksploatimi i lumenjve, shpyllëzimi, gurëthyesit, ndërtimet nëpër hapësira të gjelbra, tejmbushja e hapësirave publike me reklama të bizneseve private, janë vetëm disa prej rezultateve të veprimtarisë së njeriut. Kur them veprimtarisë njerëzore, i referohem plotësisht kompanive private që merren me këto aktivitete, të cilët për përfitime personale bëhen shkaktarët kryesor të gjendjes në të cilën gjendemi. Është i kuptueshëm fakti që këto kompani nuk veprojnë vetëm. Të mbështetura nga institucionet publike relevante, kompanitë private janë të gjendje të formësojnë dhe t’i japin kahe të ardhmes së natyrës. Në rastin konkret, dyshja kompani private dhe institucionet publike duhet të na garantojnë respektimin e dy të drejtave shumë të rëndësishme për ne: të drejtës negative dhe asaj pozitive. E para, e drejta negative nënkupton mosveprimin e kompanive private në dëm të natyrës dhe ambientit në të cilin ne jetojmë. Dhe, e dyta, e drejta pozitive nënkupton garantimin e së drejtës sonë me anë të veprimit të institucioneve publike/shtetit, për të ndaluar veprimtaritë shkatërruese nga kushdo qoftë.
Të ndash problemet ekologjike nga problemet shoqërore do të thotë të reduktosh problemin, andaj, është shumë e rëndësishme që t’i lejojmë vetës një perspektivë të re në mënyrën se si i shohim këto probleme. Një perspektivë e tillë do ishte, vetëdijesimi për rolin që ka shoqëria hierarkike dhe në botën natyrore. Ndryshime klimatike dhe atmosferike janë shumë afër nesh mirëpo akoma nuk po e marrin vëmendjen e nevojshme, as në qarqet akademike as në aktivizmin e përditshëm. Nëse i referohemi sociologut Ulrich Beck atëherë ne po jetojmë në një shoqëri të rrezikut. Shoqëria e rrezikut paraqet një mënyrë sistematike të trajtimit të rreziqeve dhe pasigurive të shkaktuara dhe të prezantuara nga vetë modernizimi. E veçanta e shoqërisë moderne të rrezikut është se rreziqet nuk mbeten të kufizuara vetëm në një vend. Në epokën e globalizimit, këto rreziqe prekin të gjitha vendet dhe të gjitha klasat shoqërore. Por, dallimi qëndron në mënyrën se si shtresat e ndryshme të shoqërisë përballen me krizat. Në përvojat e ballafaqimit me probleme ekologjike dhe kriza të tjera globale pozita në hierarkinë e shoqërisë luan një rol shumë të rëndësishëm.
Dominimi mbi natyrën ka ardhur deri në atë pikë sa mendja njerëzore nuk njeh limitet e ideve shkatërrimtare. Një lëvizje e madhe kolektive e cila si për qëllim kryesor do kishte sfidimin e të gjithë atyre që përdorin burimet natyrore për përfitime të tyre, është mënyra e vetme për të shpëtuar natyrën, e rrjedhimisht edhe jetën tonë.
Mbi autoren: Bleona Kurteshi, 20 vjeçare, aktualisht është në përfundim të studimeve themelore të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States
Great goods from you, man. Ive understand your stuff previous to and you are just extremely wonderful. I really like what youve acquired here, certainly like what you are saying and the way in which you say it. You make it entertaining and you still care for to keep it smart. I cant wait to read much more from you. This is really a tremendous site.