DRITAN DRAGUSHA – FOLËS NË SHKOLLËN PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Ilustrimi nga: Studio Permanent
Dritan Dragusha është i diplomuar në filozofi, në Universitetin e Prishtinës. Dritani është i fokusuar në teori të kulturës dhe gjithashtu në letërsi, kinema dhe muzikë. Po ashtu, merret edhe me gazetari. Është kolumnist i rregullt në platformën online “sbunker.net“. Ka qenë edhe mësimdhënës i filozofisë dhe etikës në “The British School Kosova”. Bashkautor në projektin kulturor televiziv “Filozofema”, në Radio Televizionin e Kosovës. Aktualisht Dritani është autor dhe m
oderator i emisionit “Prizma”, në televizionin T7.
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
Për tu bërë pjesë e shkollës shih linkun më poshtë:
—————-
Ky grant mbështetet nga Austrian Development Agency