DARDAN HOTI, FOLËS NË SHKOLLËN PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Dardan Hoti vjen këtë vit si folës në kuadër të shkollës.
Dardan Hoti ka 10 vite përvojë në gazetari, duke mbuluar kryesisht të drejtat e njeriut, me një fokus të veçantë në të drejtat LGBTIQ+. Ai ka punuar si redaktor dhe producent në media si RTV Dukagjini dhe Euronews Albania.
Në vitin 2013, ai fitoi çmimin e parë të ‘Journalism Poverty Prize’ të ndarë nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Në periudhën midis 2014 dhe 2021, Dardani ishte anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Ai është hulumtues dhe producenti i dokumentarit “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni,” që eksploron jetën e personave LGBTIQ+ në Kosovë.
Punët më të fundit të tij janë realizimi i ekspozitës fotografike “Ballafaqimi me të harruarën,” në lidhje me çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, si dhe koordinimi i ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë,” për të njëjtin temë, për Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Aktualisht është në produksionin e dokumentarit “I have never been on an airplane,” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës