“BURRNESHAT” NË KOHËN MODERNE
Tradita e burrneshave në Shqipëri u zhvillua nga Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe përdorej kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 20-të. Kështu ishin burrneshat në kohën e zbatimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Gra që për shkak të sistemit patriarkal janë detyruar të dalin nga lëkura e tyre.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Muajin që lamë pas kanë qenë ditët botërore kundër eliminimit të dhunës ndaj grave. Ajo edhe për çka sot dua të flasë sot.
Shpesh kemi dëgjuar kur një gruaje i referohen për grua të fortë me fjalën “burrneshë”. Fjalë kjo që jo domosdo duhet të merret si vlerësim, e që rrjedhë prej kohës së Kanunit të Lekë Dukagjinit. Pra, në kohën e Kanunit të Lekë Dukagjinit një grua bëhej burrneshë duke u betuar me një betim të parevokueshëm, para dymbëdhjetë fshatrave ose pleqve fisnorë, për të praktikuar beqarinë. Më pas ajo lejohej të jetojë si një burrë dhe mund të vishej me rroba mashkullore, të përdorë emrin mashkullor, të mbajë armë, të tymosë, të pijë alkool, të marrë punën e meshkujve, të veprojë si kreu i një familje. Tradita e burrneshave në Shqipëri u zhvillua nga Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe përdoreshin kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 20-të. Kështu ishin burrneshat në kohen e zbatimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Gra që për shkak të sistemit patriarkal janë detyruar të dalin nga lëkura e tyre.
Por edhe sot në shekullin 21 ende fatkeqësisht dominon sistemi patriarkal. Edhe pse sot kemi shumë gra që janë kryefamiljare, janë udhëheqë në politikë, në sport, në art e çdo fushë tjetër. Janë udhëheqëse në shoqërinë tonë dhe janë po këto gra dhe vajza që gjykohen e nuk vlerësohen. Sot në shekullin 21 një grua dhe vajzë gjykohet për veshjen e saj, gjykohet kur ajo vrahet nga burri, gjykohet kur ajo del me shoqëri në kafe, gjykohet kur dhunohet nga një burrë.
Ende kemi raste kur gruaja vritet nga burri. Deri në këto momente që po shkruaj ne kemi kaq raste të vrasjeve në Kosovë: 17 vrasje vetëm në vitin 2020. Ende vajzat dhe gratë nuk trashëgojnë nga pasuria familjare, gratë dhe vajzat nuk kanë guxim të raportojnë dhunën, vajzat dhe gratë kanë nivelin më të lartë të papunësisë edhe pse shkollim e kanë më të lart se burrat dhe djemtë. Edhe sot këto gra për shkak të sistemit patriarkal janë detyruar të dalin nga lëkura e tyre.
Prandaj sot dua të u drejtohem pikërisht për burrneshave të kohës sonë. Pra, sot do t’i japim kuptim të ri fjalës burrneshë. Ne sot do te bëhemi “burrneshat” që do ta mposhtim sistemin patriarkal qe po na e zë frymën.
Edhe ti sot bëhu burrneshë e kohës moderne dhe betohu para vetes që nuk do t’i nënshtrohesh sistemit patriarkal e nuk do të ndërrosh jetën tënde për shkak të presionit shoqëror.
Bëhu burrneshë e trego kur dikush të godet.
Bëhu burrneshë e raporto kur nuk ta japin hisen e nuk ta japin kontributin bashkëshortor.
Bëhu burrneshë e raportoi ngacmimet në punë.
Bëhu burrneshë e raporto dhunën në familje, raporto kur motrën, shoqen, kolegen, fqinjën e sheh të rrahur e në torturë psikike.
Bëhu burrneshë lufto me padrejtësinë që i bëhen një, vajze, një gruaje. Ulja dorën atij që godet. Mos të frikësojnë me ulërimat e tyre që ngjasojnë me ato të kafshëve. Ngrije zërin ndaj paragjykimeve që bëjnë për ty. Mos lejo që të tjerët të udhëheqin me ëndrrat tua.
Ti burrneshë vazhdo të jesh e para në çdo vend ku ty të takon, jo ku të tjerët ta servojnë. Tregoi aftësitë e tua intelektuale e virtytet tua.
E ti djalë, burrë, thuaj jo dhunës ndaj grave.
Mbi autoren: Bleona Kelmendi, 23 vjeçare nga Peja, ka përfunduar studimet për juridik.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).