BURRAT SI FEMINISTA
Patriarkati është epiqendra dhe origjina e shumë problemeve shoqërore duke filluar që nga diskriminimi më i vogël e deri te krimet më të mëdha. Nëse dikush e mbështet këtë sistem atëherë në të njëjtën kohë janë duke e mbështet historinë e mijëra viteve të luftërave, vrasjeve, përdhunimeve dhe keq bërjeve të ndryshme.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Botërisht feminizmi kuptohet si lëvizje që beson burrat dhe gratë duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta, duke vënë theksin në çështjet gjinore, klasore dhe racore të cilat shpesh janë të ndërthurura dhe duhet të adresohen njëkohësisht nëse duam të përmirësojmë jetën e njerëzve. Mirëpo kjo shumicën e kohës në mendjen e një burri keqinterpretohet si vijon: “Lëvizje e cila është krijuar për t’i pakësuar të drejtat e gjinisë mashkullore”. Sepse ne “Burrat” e Republikës së Kosovës dhe më gjerë tashmë jemi mësuar me privilegjet tona të cilat kanë bazë në sistemin patriarkal të vendosura nga kohë më përpara. Në të njëjtën kohë nuk kemi as njohuri bazike mbi problemet të cilat ky sistem sjellë vazhdimisht në jetën tonë të përditshme.
Rregullat e pashkruara të shoqërisë si : ‘bonu i ashpër’, ‘bonu i fortë’, ‘përdor dhunë kur të ke nevojë’,’ djemtë nuk qajnë’, ‘mos u boni të dobët’, ‘mos u bon si vajzë ‘, bëhen mësime në nënvetëdijen tonë. Si rezultat krijojnë ambiente toksike jetese, që mund të qojnë edhe në shëndet të dobët emocional, etje për pushtet, e madje deri në shfaqje të dhunës.
Gjithashtu, supozimi se burrat duhet të jenë mbrojtës, mbajtës të bukës ose udhëheqës, janë mendime të cilat krijojnë një ndjenjë jo të mirë dhe vendosin një barrë të panevojshme mbi jetën tonë e që na shpie deri te shoqërimi i burrave me emocione si zemërimi, egoizmi dhe agresioni dhe mund të jetë problematike dhe dëmtuese. Kur ato besime bazohen në paragjykime të pabaza që ne, si individë dhe shoqëri, i përforcojmë, djemtë dhe burrat mësohen t’i besojnë në mënyrë të rreme ose të përpiqen t’i vlerësojnë ato, duke dëmtuar përfundimisht veten dhe të tjerët në këtë proces.
Patriarkati është epiqendra dhe origjina e shumë problemeve shoqërore duke filluar që nga diskriminimi më i vogël e deri te krimet më të mëdha. Nëse dikush e mbështet këtë sistem atëherë në të njëjtën kohë janë duke e mbështet historinë e mijëra viteve të luftërave, vrasjeve, përdhunimeve dhe keq bërjeve të ndryshme.
Këto norma gjinore jo të shëndetshme vazhdojnë të formojnë jetën e burrave dhe djemve sot. Në mënyrë thelbësore, këto norma sigurojnë një lloj skele për një rend gjinor që privilegjon burrat. Nëse ne jemi ende përfituesit kryesorë të kësaj pabarazie gjinore, atëherë demolimi/shkatërrimi i këtyre privilegjeve mashkullore është, të paktën pjesërisht, punë e burrave.
Për burrat, angazhimi në lëvizjen feministe dhe puna kundër dhunës duhet të jetë i drejtpërdrejt, pavarësisht pengesave dhe sfidave që mund të hasim. Të gjithë ne mund të bëjmë përpjekje që të adresojmë çështjet gjinore dhe të ndërlidhura.
Prandaj shtrohet pyetja se si të bëhesh feminist?
Edhe pse nuk ka përgjigje të duhur pasi që ajo varet nga personi në person, mirëpo është e thjeshtë: Së pari duhet të hapim mendjen dhe edukohemi për atë se çka do të thotë të jesh feminist. Të dëgjojmë dhe të respektojmë hapësirën personale të njerëzve të tjerë. Të mos harrojmë se nuk është një çështje personale mirëpo është lëvizje sociale e politike në cilën duhet të angazhohemi të gjithë. Të ftojmë edhe të tjerët të bashkohen në të. Dhe më kryesorja është që të mbajmë në mendjen tonë dhe të ua rikutojmë edhe të tjerëve se feminizmi nuk është burrat kundër grave, nuk është gratë kundër burrave apo gjinive të tjera. Asnjëherë nuk ka qenë i tillë dhe asnjëherë nuk duhet të jetë. Feminizmi është dhe duhet të mbetet si barazi për të gjithë.
Si përfundim në rastin e angazhimit tonë në feminizëm ne mund të trajtojmë dhe të zgjedhim probleme të shumta pasi qe feminizmi është forca lëvizëse prapa të gjitha pretendimeve shoqërore për mbrojtjen radikale të barazisë, lirisë dhe solidaritetit.
Mbi autorin: Mevlon Pozhari, 17 vjeçar nga Gjakova, vijon mësimet në shkollë të mesme.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States
I like the write-up, the point in which the site is actually a tiny little bit unique tends to make it so useful, I actually get fed up of viewing the exact outdated monotonous recycled stuff just about all of the time.