BURRACAKËRIA
A mendon najherë për vetë qenien tonë?
T’gjitha kategoritë i mban kjo tokë.
Sa shumë njerëz t’butë
e sa ma shumë t’egër.
Njerëz t’ndjeshëm e disa t’fortë si hekër.
Dikush edhe nji qen t’uritun me pa qan
e tjetri gjun plumba e vran,
e madje ndjehet mbret vetëm se ka forcë me rreh grun e tij, po..,kur del jasht asaj guaske t’ngrohtë, t’ashtuquajtur shtëpi,
trimnia i bjen për toke e ja ngrehin zvarr kanibalt e ksaj bote.
Ata t’cilt prej alkoolit t’teprun t’shohin si klysh
edhe s’të lojn me qu as gisht, e aq ma pak kry e zo, se atje jasht,
tingujt e shtremt t’zonin tond t’shterrt,
humbin e përzihen me tymin e duhanit,
përzihen me bakteriet qe dalin prej gojës t’atyne qe kollin fort,
me kallxu qe ka fort e ma fort,
burra e përmi burra.
E ku po mbet aty guximi yt o i shkretë?!
Po t’del prej trupi, qosh m’qosh kërkon ta gjesh.
Po mirë që ekzistojnë t’atillë që t’malltretojnë e t’bojnë me përjetu ferrin
se fmit e tu jo t’verbër për shkak teje e shohin vetëm terrin.
Ata janë aktorë t’përkryn, por nuk marrin rrogë, nuk e kanë aspak t’lehtë me lujt rolin e t’lumturit, n’teatrin e qujtun ‘botë’.
Mendoje njiherë që ke me u fundos n’lotin e familjes,
n’atë lot që osht ma i kriposun se kripa e nji deti.
Ke me u fundos edhe n’mallkimet që jon bo për ty, n’ato shkronja që nuk shihen me sy.
Ehh krejt kjo jetë osht thjesht nii dramë.
Ohh cfarë drame t’shëmtune që e sheh zoti prej qielli, i sheh këto krijesa t’mjerushme
që akullin n’zemra nuk jau shkrin as dielli.
Që fjaltë i kanë ma helmuse se helmi I gjarpërinjve, e britmat, ma t’forta se krisma e xhamave… mirëpo cdo gja osht’ e mundur!
Edhe n’gur osht e mundur me cel lulja.
K’to gjeneratat e reja, njilloj si lulet e freskëta,
Edhe n’gur e n’vështirësi kanë me i lshu rrojtë prej fare.
Vjen edhe ajo ditë ku, ma n’fund, keni me jau ndi zhurmën, zonit t’grave.
Autore: Altina Bytyqi