AS KALTËR AS PEMBE
Festat për zbulimin e gjinisë vetëm imponojnë norma dhe identitete të caktuara gjinore te fëmijët. Ato lënë hapësirë për fetishizimin e gjenitaleve të njerëzve dhe i shtyejnë fëmijët të rriten me mendimin që gjëja e vetme që ka rëndësi lidhur me ta është gjinia.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Përveç nëse je plotësisht e shkëputur nga bota, ke parë njerëz në media sociale duke publikuar fotografi festive ku ndajnë gjininë e fëmijës së tyre me miq dhe familjarë. Nëse nuk të ka rënë në sy diçka e tillë ky shkrim mund të të edukojë, e nëse ke parë ngjarje të tilla, ky shkrim mund të të informojë në lidhje me efektet negative të festave të zbulimit të gjinisë te fëmijët. Kështu shkon procedura, mjeku shënon seksin e bebes së palindur në një zarf, i cili dërgohet te tortë-bërësi. Tortë-bërësi pastaj gatuan një tortë të kaltër ose të pembe. Familja mblidhet të festojë dhe prehet tortja për të zbuluar gjininë e pjesëtarit/es më të ri/re të familjes. Ky festim dalngadalë është ngritur në trend vitet e fundit dhe njerëzit nuk e përfillin ndikimin e tij. Festat e zbulimit të gjinisë mund të jenë dëmtuese sepse ato përcaktojnë një gjini në një bebe prej para lindjes, dhe në të njëjtën kohë shpërfillin që gjinia dhe seksi janë të ndryshme.
Për të filluar, le të shqyrtojmë konceptin relativisht të ri të festave të zbulimit të gjinisë. Këto festa fetishizojnë gjenitalet e bebeve dhe nënvizojnë ndërtime të vjetra sociale mbi rolet gjinore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjinia definohet si karakteristikat që e bëjnë dikë grua, burrë ose asnjërën. Gjenitalet e dikujt, nuk përcaktojnë në asnjë menyrë gjininë e tyre. Detyrimi i gjinisë në një fëmijë vetëm i fut ata brenda një kutije. Shpesh, i largon vajzat nga studimi i lëndëve që shihen si maskuline dhe i bën djemtë të mendojnë që ndjenjat e tyre nuk kanë rëndësi. Kjo pastaj çon te maskuliniteti toksik dhe te një ndarje e profesioneve bazuar në gjini. Kur maskuliniteti bëhet toksik; shpesh për shkak të traumave të pazgjidhura nga fëmijëria, të gjithë ato qe nuk janë burra, harrohen. Festat e zbulimit të gjinisë lënë të besohet që e vetmja gjë që duhet të festohet rreth një fëmijë, është gjinia e tyre.
Identiteti gjinor është në qendër të realitetit të çdo qënie njerëzore, duke përshirë bebet që festohen në këto ngjarje. Edhe nëse në fund ata vendosin që gjinia e tyre përkon me atë që i është dhënë në lindje, njerëzit duhet të jenë të lirë t’i eksplorojnë të gjitha mundësitë dhe të eksperimentojnë me përemra deri sa të gjejnë diçka që i përshtatet. Individë që identifikohen me përemra jo-binar kanë thënë që trupat e tyre nuk kanë nevojë të përshtaten me identitetin e tyre gjinorë. Gjinia është një aspekt që njerëzit e definojnë vet dhe jo patjetër në bazë se a kanë vaginë a penis. Kjo na çon te njerëzit interseks, anatomia reproduktive e të cilëve nuk hyn në atë çka është binare. Nëse gjinia do të vendosej në bazë të organeve seksuale, atëherë do të kishte vetëm diskriminim kundër njerëzve interseks dhe do ta bënte identitetin e tyrë të pavlefshëm.
Personi i parë që erdhi me idenë e tortës të kaltër ose të pembe ishte Jenna Karvunidis, e cila festoi “gjininë” e fëmijës së saj të parë. Ajo tashmë nuk i mbështetë festat e zbulimit të gjinisë sepse fëmija i saj, që tash është rritur, identifikohet me përmera jo-binar. Përmes rrjeteve sociale kjo ide që filloi në Los Angeles erdhi në Kosovë dhe në të gjithë botën, por ky lloj festimi nuk ka vetëm ndikim mental dhe social. Festa të ndryshme nëpër botë kanë shkaktuar katastrofa mjedisore si zjarre.
Disa skeptikë thonë që festat e zbulimit të gjinisë nuk kanë aq ndikim për shkak se fëmija nuk ka lindur akoma. Kjo mënyrë e të menduarit është gabim sepse prindërit vazhdojnë të imponojnë gjini te fëmijët e tyre edhe pas lindjes, përgjatë jetëve të tyre dhe jo vetëm gjatë festes. Festimi i gjinisë së një fëmije para lindjes nuk është diçka e lehtë. E thënë në mënyrë tjetër, prindërit mund të vendosin pritshmëri për identitetin e fëmijëve të tyre dhe ti shtyejnë ata drejt binares gjinore, gjë e cila vetëm i mbanë ata prej arritjes së potencialit të tyre të plotë.
Në vend të organizimit të festave për zbulim të gjinisë, prindërit që po presin fëmijë, munden të organizojnë festa tjera si zbulimi i emrit, zbulimi i shtatëzanisë ose edhe një baby shower. Këto lloje të festave festojnë jetën e nënës dhe bebes dhe janë më të sakta etikisht.
Festat për zbulimin e gjinisë vetëm imponojnë norma dhe identitete të caktuara gjinore të fëmijët. Ato lëjnë hapësirë për fetishizimin e gjenitaleve të njerëzve dhe i shtyejnë fëmijët të rriten me mendimin që gjëja e vetme që ka rëndësi lidhur me ta është gjinia. Gjinia dallon nga seksi dhe është diçka që njerëzit zgjedhin edhe pse shpesh ndikohet nga seksi i tyre. Prindërit kanë mundësi tjera, të cilat janë më morale për t’i festuar bebet e tyre.
Për autoren: Anylë Zogu është studente e vitit të dytë në dizajn, është aktiviste dhe ambientaliste.
Shënim: ky shkrim në origjinal është shkruar në gjuhën angleze.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States
Right on my man!