A DO DUROHEJ SHKOLLA PO TË MOS ISHTE SHOQËRIA?
Nevoja e hapësirave dhe aktiviteteve jashtëshkollore
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Përditshmëria e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë në përgjithësi është monotone. Gjithçka aty është e stërvjetruar duke nisur nga infrastruktura fizike, tekstet shkollore që janë primitive e në shumë raste edhe diskriminuese e deri te ngacmimet seksual nga ana e profesorëve. Dukuri këto me të cilat ballafaqohen nxënësit çdo ditë, e që medoemos ndikon në formësimin e tyre përgjatë adoleshencës. Të gjitha këto probleme kanë ndikuar edhe tek nxënësit të cilët janë bërë edhe vet ngacmues e diskriminues.
Rastet e shumta të ngacmimeve seksuale në shkolla që u publikuan gjatë këtij viti, e që nxitën shumë reagime në opinion publik, shprangosën zërin e revoltës që ne si nxënës kishim. Protesta “Traumë jo lojë” edhe pse ishte protestë kundër ngacmimeve seksuale, ishte edhe rezultati i gjithë pakënaqësisë me sistemin arsimor. Aty u vu në pah revolta që ne nxënësit kishim tash e sa kohë ndaj komplet mënyrës së të nxënit të dijes. Publikimi i një videoje ku shihej ngacmimi seksual, bëri që nxënësitë nga shkollat e mesme të Prishtinës të mblidheshim e të diskutonim për mundësinë e organizimit të një proteste ku do dëgjohej zëri ynë.
Problemeve dhe vështirësive në organizim duke filluar nga hapësira për përgatitjen e parullave, thirrjeve etj., të kësaj iu përgjigjën ORCA duke na ofruar hapësirën e tyre të dedikuar për organizime qytetare. Në këtë hapësirë, shkrimi i parullave herë përcillej nga diskutimet rreth problemeve në arsim e herë përcillej nga muzika, që e bënin organizmin më atraktiv nga ajo se çfarë ishim mësuar deri atëherë.
Organizimi i protestë, më bëri që unë të tentoj të marr pjesë në të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me aktivizëm shkollor. Edhe pse isha nxënës i shkollës së mesme morra pjesë edhe në “Kongresin e aktivizmit studentor” të organizuar nga ORCA ku lindi një ide për organizimi e një lëvizje të nxënësve të shkollave të mesme. Bashkë me disa shoqe e shok gjatë muajve korrik-shtator takoheshim në baza ditore ku diskutonim rreth asaj se çfarë i mungon përfaqësimit të nxënësve. Diskutonim mbi problemet në të cilat hasim dhe në fund se si duhet ti ndryshojmë ato. Organizuam edhe punëtori për këto në hapësirën e ORCA-s. Pas dy muajve diskutim dhe punë, në shtator u themelua Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Kosovës.
Unioni është një lëvizje përfaqësuese e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të nxënësve dhe përfaqësimin e tyre përmes aktivizmit që është edhe burim i Unionit. Për themelimin e Unionit në fillim nevojitej bashkimi i nxënësve përmes kryetarit/es. Kryetarët e shkollave u ftuan në një takim dhe të gjithë u pajtuam se është një lëvizje për të cilën duhet të angazhohemi. Pas themelimit filluam të takoheshim në baza nganjëherë ditore e nganjëherë javore në atë hapësirë të cilën lirisht mund ta quajmë edhe si hapësire e jona.
Kjo është vetëm një shembull i asaj se sa e pashmangshme është nevoja për aktivitete jashtë shkollore dhe për hapësira që i zgjerojnë dhe i mbajnë të akumuluara idetë tona, që në të ardhmen ato të mund të marrin formë e sjellin ndryshime pozitive.
Mbi autorin: Denis Krasniqi vijon mësimet në Gjimanzin “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States
Expanded my culture very good thank you very much, it helped me a lot inspiring!.
Congratulations on the site, also know mine:
https://b9g.net Coolest Streaming!
.