AMER ALIJA, FOLËS NË SHKOLLËN PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Amer Alija vjen këtë vit si folës në kuadër të shkollës.
Amer Alija është avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës dhe është themelues i firmës ligjore “Amer Alija & Associates – Law Firm”.
Që nga viti 2012 punon në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) në projekte që kanë të bëjnë me gjykimet e krimeve të luftës në Kosovë. Ai ka punuar në disa projekte që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale, veçanërisht ai është shumë i informuar me të gjitha rastet gjyqësore të mbajtura para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare lidhur me konfliktin e armatosur në Kosovë.
Ameri është i angazhuar si trajner për krimet e luftës në kuadër të Akademisë së Drejtësisë në Kosovë, ai ka njohuri të gjera në fushat e: krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, përgjegjësisë komanduese, ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe hulumtimit të bazës së të dhënave të TPNJ-së.
Ka përfunduar studimet master në të drejtën penale.
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
Për tu bërë pjesë e shkollës shih linkun më poshtë: