SHKOLLA PËR MENDIM DHE SHKRIM KRITIK – PIKËPAMJA
Ilustrimi nga: Studio Permanent
Lura Limani, rikthehet edhe këtë vit si folëse në kuadër të shkollës
Lura Limani është shkrimtare, redaktore dhe hulumtuese nga Prishtina. Ajo është njëra prej themelueseve të zinës së pavarur letrare dhe shtëpise botuese Lirindja dhe ish-kryeredaktore e Prishtina Insight. Esetë dhe punët e saj gazetareske janë botuar në Prishtina Insight, Balkan Insight, Osservatorie Balcani i Caucaso, etj. Limani është njëra nga themelueset e Iniciativës për Histori Gojore, një arkivë e gjallë e tregimeve jetësore të njërëzvë nga Kosova. Limani është bashkë-autore e “BOOM”(2020), një publikim që dokumenton skenën kosovare të pop dhe rock muzikës në vitet e 1980-ta dhe aktualisht punon si staf programor në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale.
Për tu bërë pjesë e shkollës shih linkun më poshtë:
—————-
Ky grant mbështetet nga Austrian Development Agency