BUKURIA NUK VJEN NË SHISHE
Të kaluarit kohë në rrjete sociale duket si një pjesë jo e dëmshme e përditshmërisë, dhe përderisa rrjetet sociale vazhdojnë të jenë pjesë e jetës moderne të fabrikuar, abstinenca bëhet gjithnjë e më pak e mundshme. Është fakt i ditur se rrjetet sociale sot kanë vendosur standarde jo realistike kur bëhet fjalë për “çka do të thotë të jesh rehat në trupin tënd”.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Sipas studimit të Dr. Lillian Nejad “burrat dhe gratë janë më të të ndjeshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor gjatë adoleshencës dhe moshës së rritur të hershme” kjo pasi që shoqëria si tërësi ka përqafuar përdorimin e rrjeteve sociale në rutinën ditore, por ne ende po mësojmë për ndikimin që mund të ketë në një person të ri i/e cili/a ka qenë i/e ekspozuar ndaj rrjeteve sociale. Të rinjtë/rejat në mbarë botën mund të bien pre e jetëve dhe nocioneve të idealizuara të bukurisë që portretizohen në platformat e rrjeteve sociale. “Influencuesit” e rrjeteve sociale mund të jenë duke i imponuar standardet stereotipike sociale dhe rrjedhimisht duke i shtyrë të tjerët për të bërë presion mbi jetët e tyre madje edhe fytyrat. Kjo krijon efekte të dëmshme në mungesës së dashurisë dhe pranimit të vetes.
Ajo çon në krahasime të vazhdueshme me të tjerët që konsiderohen të dëshirueshëm dhe duket se i kanë të gjitha, si dhe pjesëmarrje në këtë pikëpamje të rreme të jetës së tyre me qëllimin e vetëm për t’u pëlqyer dhe pranuar nga të tjerët, miqtë dhe madje edhe të huajt.
Një përvojë që kam pasur si artiste, është sa herë që kam vizatuar fytyra ose trupa, i kam bërë në mënyrën se si “idealja” do dukej. Një hundë perfekte, sy të mëdhenj të zi me qerpikë të gjatë, buzë më të mbushura, fytyrë me strukturë perfekte dhe lëkurë perfekte dhe një figurë të asaj që konsiderohet standarde… kjo nuk është realistike. Dhe për disa arsye të gjitha fytyrat që i vizatoja nuk kishin kuptim për mua. Edhe pse i vizatoja duke i ndjekur këto standard të vendosura të bukurisë, asnjëherë nuk dukeshin reale. Kjo ndodhi deri sa vendosa të vizatoj pasiguritë në vend të perfeksionit. Papritur një gungë ë hundës e rregulloi. Rrudhat, shenjat, shenjat e akneve dhe një buzëqeshje e shtrembëruar e bëri atë të duket shumë reale, strijat dukeshin të bukura dhe një stomak jo i sheshët, ishte gjithçka u desht.
Askush nuk është i/e supozuar që të duket në një mënyrë të caktuar. Fakti që ne dukemi ndryshe na bën që të dallohemi nga turma. Me këtë kuptohet se fotot dhe mesazhet në rrjete sociale mund të jenë të dëmshme për disa që janë më pak rehat me pamjen, formën apo identitetin e tyre.
Një fakt befasues dhe gati i harruar, është ndikimi i kapitalizmit në standardet e bukurisë.
Po, “Kapitalizmi” – një sistem ku prodhimi është i bazuar në perfitim e jo në përmbushjen e nevojave bazike humane.
Nje sistem që shfrytëzon marketingun për të krijuar “probleme” në mënyrë që të japë në këmbim “zgjidhjet” me pagesë. Dhe fatkeqsisht injorimi i këtij fenomeni ështe bërë tejet i veshtirë kur i hasim në TV, reklama online, artikuj apo edhe billborde të pashmangshme në qytete të cilat të ofrojne “biletën e artë” për lëkurë të pastër, flokë të bukur, aromë të “dëshirueshme”.
Eugene Schueller, i cili është themeluesi i L’Oreal, në qasjen e tij të marketingut gjatë prezantimit të shamponit të ri të brendit në 1938 kishte thënë: “Thuajuni njerëzve qe janë te shpifur, që mbajnë aromë të keqe, që janë jo atraktiv. Thjesht, e dini, lehtazi”.
Dhe kjo e tregon qartazi, kur pa vetëdije merr të gjitha këto komente për veten të cilat “nuk janë aspak të drejtuara drejt teje”, do të dëshirosh të ndryshosh ose të kesh një “shkëlqim”.
Kjo është pika ku efektet e kapitalizmit dalin në siperfaqe.
Fillon me një hidratues për fytyrë, një zbutës buzësh i cili i bjen në pah më shumë buzët tuaja, një maskarë e cila iu zgjatë qërpikët, deri tek dëshira për të pasur një aromë të këndshme dhe të ndryshme sa herë që dilni, e një maicë që ua përmirëson pamjen.
Ndërsa tani ka arritur tek blerja e hidratuesit të ri për të cilin po flasin të gjithë, një balsami për buzë me efekt të rritjes së volumit, maskarës më “trendi” e cila rritë qërpikët tuaj 10 herë më shumë se ajo e kaluara, një produkt që iu bën të dukeni më të dobët, një produkt i cili u është ushqyer nga një reklamë, pa e ditur që ata nuk kanë si synim real mënyrën se si ju dukeni por blerjen e produktit të tyre.
“Standardet e bukurisë” nuk ekzistojnë, por çfarë ekziston është koncepti i pashmangshëm i rrjeteve sociale dhe kapitalizmit, qëllimi i të cilit është shitja e produkteve. Rrjetet sociale pretendojnë të përcojnë mesazhin e vetë-fuqizimit, dhe në të njejtën kohë mundohen të tu shesin “bukuri në një shishe”. “Ta duash veten dhe trupin tënd në një shoqëri kapitaliste dhe patriarke është e vështirë”, shkruan në një artikull Jessica Defino për Teen Vogue në 2020.
Në mënyrë që të shohim një ndryshim, na duhet një industri e cila nuk ka si pre pasiguritë duke bërë shitblerje me fuqizimin. Askush nuk është i definuar nga një set nocionesh, dhe kur ta kuptojmë këtë, do të fillojmë t’i japim fuqi vetes e jo një industrie e cila është formuar për të shkatërruar vetëbesimin.
Mbi autoren: Alba Çeku 17 vjeçe nga Peja, vijon mësimet në Shkollën e Mesme të Artit “Odhise Paskali” në Pejë në degën e dizajnit të integruar.
Ky grant mbështetet nga Austrian Development Agency