THIRRJE PËR APLIKIM
Dizajni nga Studio Permanent
𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸 – 𝗣𝗶𝗸𝗲̈𝗽𝗮𝗺𝗷𝗮
Shkolla për Mendim dhe Shkrim Kritik – Pikëpamja, vjen si nevojë për ofrim të një programi të avancuar për të rinjtë dhe të rejat që duan të përfitojnë aftësi më të thella të trajtimit të çështjeve të ndryshme përmes shkrimit. Për dallim nga moduli bazik, shkolla në kuadër të Pikëpamjes, ndër të tjera ofron mundësi për zhvillim të njohurive për analizimin e të dhënave të mbledhura për projektin hulumtues, identifikim të problemit hulumtues, teknika dhe strategji të intervistimit, zhvillim të njohurive për citim dhe përpilim të listës së referencave, zhvillim të njohurive për argumentimin dhe kundërargumentimin, etj. Përgjatë pesë ditëve të shkollës pjesëmarrësit/et do të pajisen po ashtu me përmbajtje të avancuar mbi qytetarinë aktive, zhvillimin rinor dhe fuqizimin dhe çështjet sociale
Andaj edhe qëllimi i kësaj shkolle është t’i ofroj të rinjve dhe të rejave mundësi për të marrë aftësi të avancuara me fokus të veçantë në shkrimin dhe mendimin kritik si mjete për tu bërë faktorë ndryshimi në shoqëri e për të adresuar çështje sociale dhe të komunitetit siç janë nevojat, prioritet dhe interesat e rinisë, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, jo diskriminimit, ambientit, etj.
Përveç mentoreve kryesore të shkollës, sesione te veçanta të këtij moduli të shkollës do të udhëhiqen nga folës/e të ndryshëm në secilën ditë të cilët/at do të mbulojnë aspekte specifike tematike dhe do të përfshihen në bisedë me pjesëmarrësit/et për të eksploruar edhe më tej temën ditore duke u bazuar në nevojat dhe eksperiencat e konteksteve specifike.
Përveç mentoreve kryesore të shkollës, sesione te veçanta të këtij moduli të shkollës do të udhëhiqen nga folës/e të ndryshëm në secilën ditë të cilët/at do të mbulojnë aspekte specifike tematike dhe do të përfshihen në bisedë me pjesëmarrësit/et për të eksploruar edhe më tej temën ditore duke u bazuar në nevojat dhe eksperiencat e konteksteve specifike.
Nëse e ke pasion shkrimin, je student/e, bloger/e, veçanërisht student/e i shkencave shoqërore dhe dëshiron t’i thellosh njohuritë mbi shkrimin dhe të zhvillosh mendimin kritik, atëherë ky modul është një mundësi shumë e mirë për ty.
Përveç programit intensiv, shkolla ofron edhe:
mentorim një me një si mbështetje shtesë deri në finalizim të shkrimeve individuale
mundësi për publikim të shkrimit/eve në platformën Pikëpamja
mundësi për publikim të shkrimit/eve në libërthin Pikëpamja
pajisje me çertifikatë
𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗸𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata/ato prej moshës 19 deri në 24 vjeçare, nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Po ashtu të rinjtë e të rejat e të gjitha etnive dhe gjinive.
𝗦𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗵𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗲̈𝘀?
Plotëso formën e aplikimit në linkun më poshtë:
Plotëso formën e aplikimit në linkun më poshtë:
Shkolla do të zë vend prej datës 1-5 gusht 2022, ndërsa afati i fundit për aplikim është 18 korrik.
————
Ky grant mbështetet nga Austrian Development Agency