ÇIKAT MUNDEN EDHE N’KOSOVË
Të qenurit një 17-të vjeçare në Kosovë, sfidat, mundësitë dhe përkrahja që iu ofrohen çikave të reja.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Duke qenë një person nate, mëngjeset e mija janë zakonisht të lodhshme dhe mezi zgjohem prej gjumit. Por, kur të zgjohem mundohem të nis ditën me pozitivitet, e sidomos të hënave që është një ditë që ta përcakton disponimin e tërë javës. Mundohem me flejt mjaftushëm së paku 5 orë edhe përkundrazi angazhimeve, përgjegjësive dhe obligimeve që duhna me i kry brenda 24 orëve. Pozitivitetin e gjej në gjëra të ndryshme, ndonjëherë buron nga vetë brendësia ime, por për me qenë pozitive mendoj që duhet me ja vendos një pikësynim vetës edhe me punu në motivimin e vetes kundrejt punës për atë drejtim. Nëse një mëngjes zgjohemi dhe themi “sot nuk kam me arrit asgjë”, me të vërtetë nuk kemi me arrit, se nuk jemi mundu. Është mirë që kur të zgjohemi me e mendu shpejt e shpejt se çka janë planet e mija për sot edhe me vazhdu.
Arti është një pikë e forte e imja e mbështetjes. Arti për mua është vendi ma i ngrohtë ku unë e gjej veten, e në momentin që nisi me pikturu, skicu ose shkru, ç’lirohem nga të gjitha pikëpyetjet e gjërat që më kanë preokupuar gjatë ditës. Në momentin që bien ne dorën time një fletë e një laps, në mënyrë instiktive ndjej një inspirim të thellë dhe një motiv të fortë për të mos ndaluar.
Në vitin e parë kur fillova mjekësinë, mu desht që ta lë artin anash në të gjitha format, nuk kisha kohë, as me shkru, as me pikturu e as me performu me ndonjëj shfaqje. Kjo sepse nuk e kisha organizu mirë atë 24 orshin tim. Kështu nisa me e shkri pasionin dhe profesionin ne një. Art fillova me i konsideru punimet e mija te anatomisë te cilat i punoja me shume entuziazëm dhe me shumë dëshire. Fillova me gjetë metoda e me shfrytëzu kohen në maksimum në mënyrë që me pas kohë edhe për pasionet e mija. Për besë edhe bateria e telefonit me zgjatke, e nuk kishte nevojë me e mbushë tanë ditën. Tani njëkohësisht isha tu punu mbi profesionin tim dhe po punoja për pasionin tim më të madh që është arti.
Mirëpo, me qenë çikë n’Kosovë është vështirë, duke nisë qysh prej familjes të shumicës së vajzave, të cilat diskriminohen në forma të ndryshme në krahasim me djemt. Kjo sepse akoma është aktiv patriarkati në shumë prej familjeve dhe shoqëri. Kjo më përcjellë edhe mua. Kur fillova basketbollin bashkë me të filluan edhe paragjykimet nga njerzit për rreth meje me arsyjetimin se “sporti s’është për çika”, e tu vazhdu me diskriminimet në shoqni ku ti nuk trajtohesh njejt veç pse je çikë.
Prandaj, duhet me fol, me dal e me kry shkollë me tregu që ne mundemi, e nuk ju bëhemi barrë e as nuk duhet të trajtoheim si kërkujt. Duhet që ne fillimisht që të fuqizojmë veten, pastaj me fillu shoqëri duke e përkrah njëra-tjetrën.
Duhet me pas synimem prej një profesioni e një punë me të cilën do të mbaj familje dhe të mbaroj jeta ime aty. Mos mu dorzu kurrë, mos me u dëshpëru, se për një herë që s’ka dhezë nuk behet nam, dhezë herës tjetër.
Pjesë e vetkujdesit është edhe avancimi yt si person, duke ndjekë trajnime, duke marrë pjesë në debate dhe aktivitete nga më të ndryshmet, të cilat ndihmojnë jashtëzakonisht në ngritjen e vetëbesimit dhe vendosshmërisë. Nëse nuk ke kohë gjatë javës, është vikendi të cilin mundesh me e shfrytëzu për aktivitete të tilla. Vetëm kështu mund të derpërtojmë në shoqëri dhe të tregojmë që ne jemi të fuqishme dhe të barabarta me të tjerët.
Mbi autoren: Suhejla Mehmeti, 17 vjeçe, nga Lipjani, mëson në shkollën e mesme të mjekësisë në Ferizaj.
Ky grant mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Austrian Development Agency