E ARDHMJA QE DUAM
Paragjykimet për etnitë në Kosovë vazhdojnë edhe sot. Shqiptarët kanë paragjykime për serbët. Serbët kanë paragjykime për shqiptarë. Gjithashtu edhe romët, ashkalitë, egjiptasit, turqtë, goranët, boshnjakët kanë paragjykime për etni të tjera. Kemi paragjykime për njerëzit pa i takuar apo njohur ata/ato. Edhe pse jetojmë në një shoqëri multietnike, shumë të rinjë/reja nuk kanë rastin të takohen me njëri-tjetrin/njera-tjetrën, sikurse në rastin e shqiptarëve dhe serbëve.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Hapi i parë për ndyshimin e diçkaje, është hapi për të ndyshuar vetën, dhe aty fillova. Morra pjesë në një shkollë dimërore për ndryshimin e vetes dhe paragjykimeve së pari, më pas së bashku me të tjerët vazhduam përpara së ardhmës që duam.
“The Future We Want 3” është është një projekt nga ForumZDF – Kosovo në bashkëpunim me “Roma in Action”, Qendra Rinore Publike në Ferizaj dhe Inicitaiva Lokale “LINK”. Qëllimi i këtij projekti është të bëj bashkë rininë e komuniteteve të ndyshme nga Gjakova, Skenderaji dhe Mitrovica, që të mësojmë nga njëri-tjetri/njëra-tjetra, sepse dikush nuk ka pasë rastin të takohet me një serb/e shqiptarë/e apo rom/e. Përveç kësaj qëllimi kryesor ishte të thyhet akulli së bashku me paragjykimet për njëri-tjetrin/njëra-tjetrën dhe që të kontribuojmë së bashku për harmoninë mes etnive në Kosovë. Ky event/projekt më ndihmoi të aftohem me të gjitha etnitë që morren pjesë. Dhe të gjithë ne hapëm diskutime rreth frikave dhe paragjykimeve që i kishim për njëri-tjetrin/njëra-tjetrën dhe si na ndihmoi të e shohim realitetin.
Për shembull, para se të merrja pjesë në këtë trajnim kam menduar se rinia nga Skenderaji nuk e dijnë se kush është i/e komunitetit rom apo egjiptas dhe isha skeptik se si do të reagonin. Por kur u takuam ishte ndryshe, ata më trajtuan me respekt. E njëjta vlenë edhe për pjesëmarrësit serb, kam menduar që nuk do të flas shumë por fitova shumë njohuri, mendimet e mia u rifrmuluan, mendimet dhe krijova shoqëri të re me të cilët/at mund të avokoj për paqe.
Rëndësia e pjesëmarrjes në shkollën e dimrit ishte fakti që biseduam rreth konceptit të konfliktit dhe paqes nga këndvështrime të ndryshme, faktorët të cilët po i shkaktojnë këto konflikte dhe paragjykimet ndaj njëri tjetrit me të cilat po rritemi. Pas këtij diskutimi, vërejtëm dëshirën për zhvillimin e një marrdhënie më të mirë. Me një pyetje të thjeshtë: “çfarë nënkupton paqja për ty?” ne reflektuam mbi domethënien e paqes për secilin prej nesh. Për mua paqja do të thotë të jem mirë, në harmoni dhe me mendje të qartë, kështu që kur jam në paqe me vetën po ashtu reflektoj paqësisht me fqinjtë e mi.
Projekte të tilla ndihmojnë në rritjen tonë, të kuptojmë rëndësinë e paqës dhe të hapemi më shumë e të bëhemi bashkë. U bëm më empatik/e me njëri-tjetrin/njëra-tjetrën dhe me këtë thyem barrierat mes nesh. Ne gjithashtu edhe planifikuam aksione dhe iplementuam projekte së bashku. Disa zhvilluan kampanjë në rrejte sociale për bullizmin në internet, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj bullizmit që gjithashtu ndodhë në internet dhe rrjete sociale. Disa mësuan fëmijët për bullizëm dhe paragjykime përmes sportit dhe edukimit. E disa sollën zyrtar nga pushteti vendor, aktivist/e për të drejtat e njeriut për të diskutuar rreth të drejtave të njeriut.
Andaj është e mrekullueshme pjesëmarrja në këso shkolla dimërore apo aktivitete të ngjajshme. Munësojnë të zhvilluarit e mendimit kritik, të edukojmë vetvetën, të thejmë barriera mes etnive të ndryshme dhe të zhvillojmë miqësi me njerëz prej sfonteve të ndryshme. Një shok i imi një herë ka thënë “Kosova është një vend i vogël por me ëndrra të mëdha” dhe është e vërtetë. Së bashku me ëndrrat tona, të gjitha komunitetet mund ta bëjmë Kosovën shtet më të madh.
Mbi autorin: Visar Kukaqi nga Gjakova ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë.
Ky grant mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Austrian Development Agency