DIKUR DHE SOT
Dikur kam qesh edhe kur kam qa
Dikur jam ngritë edhe kur kam ra
Dikur jam krenu me senet që I kam ba
Dikur kam vepru kur tjertë m’kanë sha.
Po sot tu qeshë po m’vjen me vajtu
Po du sot me u ngritë po për toke jam rrëzu
Sot tjertë po m’ofendojnë se veten e kam mashtru
Sot tjertë po m’shajnë po unë veq jam tu u largu.
Dikur jam kanë ndryshe, po sot kam ndryshu
Dikur jam kanë e lirë, sot po lypi me u liru
Dikur me yje n’sy, sot nata m’paska mblu
Dikur me krenari, sot krejt e paskan gju.
Dikur… dikur dhe sot, pse ndryshova
E mashtrova veten edhe e ledhatova
Dikur jam rritë me sukses, sot prapë dështova
Dikur jam mundu me u ngritë, po sot u rrëzova.
S’mundesh me u kthy edhe n’pikën më t’lartë po t’jeshë
Dikur jam kanë mace, sot jam kthy luaneshë
Dikur jam sillur duke qajt, tash po vrapoj duke qeshë
Krejt e kemi një zot, por për vete jemi hyjneshë.
Vazhdon tema dikur dhe sot
Por më nuk ka vuajtje e as lot
Dikur kemi qesh, kemi me qesh edhe n’motmot
Dikur dhe sot, na ndihmo o Zot.
Autore: Ihsane Krasniqi