VLERAT E SHUMËFISHTA TË KINO RINISË
Prezantimi i parë i imi me idenë e këtij projekti ka qenë shumë i frytshëm, për faktin sepse ideja e këtij projekti është përshtatur fundamentalisht me principet e mija personale si studente e antropologjisë. Konkretisht jemi duke folur për një objekt të braktisur e të shfrytëzuar maksimalisht për kuadro të ndryshme nga institucione të ndryshme që kanë tentuar t’i japin secili frymën e vetë. Diçka që mund të them që nuk ja kanë arritur aq sa kanë pretenduar!
Ilustrimi: Argjira Kukaj
“Nuk ka pas teknologji sikur tani që prodhohen çka po di unë do filma lloj-lloj”, thotë Ismalj Uka në intervistën e bërë në maj të këtij viti. Mund të pyet dikush se pse ky artikull fillon me këtë fjali, përgjigjja mund të dalë shumë e përpiluar nëse ky artikull do të lexohej vetëm nga të intervistuarit që tashmë janë të vetëdijshëm dhe mundohen ta njohin dhe zbërthejnë kujtimin e tyre personal me objektin e Kino Rinisë. Por për audiencën e gjerë kjo fjali mund të duket pak e çalë, për faktin se shumë prej tyre nuk kanë pasur rastin të përjetojnë drithërimat e këtij objekti. Si hulumtuese e projektit Metamorphosis IV, kjo eksperiencë më ka mësuar të bashkëdyzohem me ato kohëra, dhe jam e vetëdijshme shumë mirë se pse zotëri Uka shprehet në këtë mënyrë. Kjo fjali ka shumë rëndësi retrospektive dhe shpërfaq shumë aspekte të kohërave që ne vetëm i kemi dëgjuar nga dikush tjetër, por nuk kemi pasur rastin ti përjetojmë ato. Sa herë që kisha një ditë të re pune më dukej sikur po e humbja fillin e kujtesës së këtij objekti, për faktin se çdo intervistues më sillte në kujtimet e tyre personale. Eh këto kujtime nuk përngjajnë me gjithsecilin!
Prezantimi i parë i imi me idenë e këtij projekti ka qenë shumë i frytshëm, për faktin sepse ideja e këtij projekti është përshtatur fundamentalisht me principet e mija personale si studente e antropologjisë. Konkretisht jemi duke folur për një objekt të braktisur e të shfrytëzuar maksimalisht për kuadro të ndryshme nga institucione të ndryshme që kanë tentuar t’i japin secili frymën e vetë. Diçka që mund të them që nuk ja kanë arritur aq sa kanë pretenduar!
Kino Rinia si reprezentim historik është njohur nga gjenerata të ndryshme dhe për secilën gjeneratë ka pasur koncept vlerash të ndryshme. Është njëra ndër kinematë e para të qytetit të Prishtinës në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. E ndërtuar në fillim të viteve 50-ta por ende qëndron “në kâmtë e saj” me krejt forcat çka i kanë mbetur. Shtatëmbëdhjetë bashkë me hulumtuesit e tij ka pasur për qëllim dokumentimin e këtyre rrëfimeve gojore, materialeve të arkivave dhe çfarëdo lloj ndihme që i ofrohet dhe i bashkëngjitet vlerave kulturore-artistike të këtij objekti, t’i shpërfaq tek publiku dhe qytetarët. Në vitin e kaluar në qershor të 2020-ës, Kino Rinia po rrezikohej të kthehej në market. Një objekt i tillë me një prapaskenë të fuqishme kulturore ku ka luajtur rolin më atraktiv për shumë vite për qytetarët e tij, duke lejuar projektim filmash botëror, mbajtje të koncertesh të ndryshme qoftë lokale qoftë dhe internacionale, mbajtje konferencash të ndryshme, ky objekt po shndërrohej në market! Vlera e këtij objekti shkon përtej filmit ashtu siç edhe thekson zotëri Uka , duke u munduar ti kapërdij emocionet e tij ai shprehet: “Domethanë s’kemi pasë na shumë sene, rinia jonë u kanë e kufizune. Eh filmi u kanë ai momenti kur i kemi pasë krejt ato pakënaqësitë, qaty i nxjerrshim ato. Pakënaqësitë i bojshim kënaqësi”.
Pas shumë viteve kur dyert e Kino Rinisë nuk kanë qenë të hapura për publikun, më në fund janë hapur më datat 7-8-9 Shtator për të shpërfaqur për publikun Intervenimin artistik specifik për lokacionin nga artisti Maksut Vezgishi. Gjatë tërë kohës kur isha në terren dhe po mundohesha ta inkuadroj vetën në kujtesën e këtij objekti, kureshtja për të hyrë brenda atyre mureve kurrë nuk është ndalur. Po e vështroja edhe reagimin e atyre personave që kanë pasur rastin të flasin për këtë objekt dhe se si po ndiheshin në këto hapësira të braktisura të kësaj kinemaje. Për mua si studente e antropologjisë është shumë e rëndësishme ti njoftoj njerëzit që nuk kanë shumë njohuri për këto hapësira të harruara e të rrahura mirë nga historia! Besoj që projekti i Metamorphosis IV e ka arritur këtë qëllim dhe mbi të gjitha ka arritur t’i vetëdijesoj njerëzit më shumë rreth vlerave të këtyre objekteve të harruara.
Sot, po e gëzojmë lajmin e shumëpritur të gjithë këtyre muajve hulumtim. Organizata të kulturës në bashkëpunim me institucionet arritën që të ndalojnë ri-destinimin e kinemasë në market. Dhe ky është lajm që besoj i takon të gjithë qytetarëve sidomos atyre që nuk e kanë humbur kujtesën e tyre personale për këtë objekt. Megjithatë më duhet të theksojë se përveç arritjeve pozitive shpeshherë është mirë të reflektojmë si shoqëri për dëmin që e shkaktojmë përreth nesh. Ky objekt për mua ka pasur rol të mahnitshëm orientues për shumë narrative të vjetra të qytetit të Prishtinës, posaçërisht si një person që nuk është rritur në këtë qytet. Mund të them me plotë sinqeritet që ky objekt më ka afruar drejtë pikës së kuptueshmërisë së arkitekturës së qytetit, narrativave, kinematografisë, aktiviteteve të ndryshme kulturore-artistike, ndarjes së klasave shoqërore nëpër periudha të caktuara e shumë njohuri të tjera. Prandaj është e dhimbshme që ky objekt ka pasur fatin të përdoret dhe keqpërdoret nga subjekte të ndryshme qytetare. Dhe mbi të gjitha është ende më e dhimbshme t’i dëgjoj informantët dhe bagazhin e tyre të kujtimeve duke u zhgënjyer me gjendjen e objektit. Zotëri Uka thekson :
“E kur jom hi mrena nuk e kom pasë atë kënaqësinë e atyhit , kom kqyr shumë kom kqyr ku jam a jam në ato kohnat qysh kom qenë po nuk mujta me pru vetën në ato kohna”.
Po e përfundoj këtë artikull me këtë citim, në mënyrë që vetë lexuesit të reflektojnë mbi këtë temë specifike. Krejt çfarë mund të them për fund është se, periudha e hulumtimit mbi Kino Rininë ka qenë njëra nga periudhat ma të ambla të punës në terren dhe njëkohësisht njëra nga periudhat më të frytshme sa i përket njohurive dhe informacioneve të reja që i kam marrë.
Mbi autoren: Besjana Rrahmani nga Ferizaj, ka përfunduar studimet për antropologji kulturore në Universitetin e Prishtinës.
Ky grant është mundësuar nga Komuna e Prishtinës.
Boa noite pessoal, com certeza enviar um torpedo gratuito está cada vez mais oneroso devido a restrição das operadoras móveis. Há ainda os websites que prometem entregar minha menssagem mas quase nunca chegam destinatário final. Alguns como o Mundo oi e o Oi Torpedo funcionam mas e para as outras operadoras? E os que prometem que enviam e nada chega. Para onde está indo as meus torpedos? E para a Tim, Vivo? Alguma Idéia? Ou significa ter de desembolsar?. Foi mal, realmente está difícil achar serviços para mandar SMS de graça.