NE DUHET TË VETËDIJESOHEMI!
Në Kosovë, mënyra se si trajtohen dhe kushtet që i ofrohen personave me aftësi të kufizuara është e rëndë. Pra, një ecje 52 minutëshe i vë në pah vështirësitë e shumta me të cilat mund të përballen personat me aftësi të kufizuar, e sidomos ata me karroca.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Distanca mes lagjes “Kodra e Trimave” dhe shkollës “Gjin Gazulli”, është rreth 5.7 kilometra. Qarkullimi nëpër trotuare është i vështirë. Në një ecje duke analizuar infrastrukturën rrugore të kryeqytetit dhe duke pasur në mendje vështirësitë për qarkullim të personave në karroca, del se ata përballen me shumë probleme. Me të dalë nga shtëpia, në rrugën “Dalip Alshiqi”, gjen trotuarin e lartë 10 cm i cili e pamundëson lëvizjen e lirë. Pak më larg gjendet një kuti e gjerë 50 cm e energjisë elektrike mu në mes të trotuarit. Në mbarimin e rrugës “Dalip Alshiqi” dhe në hyrjen e rrugës “Mon Balaj”, magjistralen që lidh Prishtinën me Podujevën, shohim një kolonë të gjatë veturash të parkuara në trotuar, afër lokaleve. Një person me karrocë detyrohet të bëjë udhëtimin e tij/saj në asfalt, ku shumë vetura e tejkalojnë shpejtësinë e duhur. Në hyrje në vendin e quajtur “Xhamia e Llapit”, rruga “Ilir Konushevci ”,udhëtimi rëndohet më shumë. Këtu në këtë vend, trotuari sa vie e ngushtohet më shumë. Në këtë rrugë janë vendosur shtylla betoni për të pamundësuar parkimin e veturave, por pa rezultate, ato janë dëmtuar ose larguar.
Në rrugën “Dr.Shpetim Robaj” që lidhë kryeqytetin me parkun e Gërmisë, kemi po ashtu një situatë të vështirë qarkullimi. Aty gjenden një varg veturash të parkuara. Çdo ditë e njëjta situatë.
Në Kosovë, mënyra se si trajtohen dhe kushtet që i ofrohen personave me aftësi të kufizuara është e rëndë. Pra, një ecje 52 minutëshe i vë në pah vështirësitë e shumta me të cilat mund të përballen personat me aftësi të kufizuar, e sidomos ata me karroca. Fatkeqësisht kjo gjendje vjen si pasojë e neglizhimit të institucioneve për të bërë ndryshimin e po ashtu dhe mungesa e vetëdijes së përgjithshme mbi këto çështje. Infrastruktura e tillë, e pa menduar për të gjitha kategoritë dhe grupet e shoqërisë, duke neglizhuar një komunitet ndaj tjetrit, kontribuon në shumë aspekte që e vështirësojnë edhe më shumë jetesën e personave me aftësi të kufizuara. Kjo më pas qon edhe tek pamundësitë për me qenë prezent në shkolla, si një e drejtë elementare për të gjithë pa dallim.
Shkolla e mesme “Gjin Gazulli” është e madhe tre kate. Në këtë shkollë vijojnë mësimin rreth 900 nxënës. Shkollat janë të kufizuara në posedimin e infrastrukturës adekuate për këta persona. Kjo shkollë ofron mundësi të qasjes në arsim të këtij komuniteti, vetëm në katin e parë. Në katet e tjera nuk mund të mbahet mësimi. Profesoreshës e cila i takon këtij komuniteti, i është caktuar një klasë e posaçme për ta ushtruar profesionin e saj. Hyrja në shkollë asaj i mundësohet përmes devijimeve apo rampave për personat me aftësi të kufizuar që njihen si “wheelchair ramp”. Rrethanat për këtë mjet nuk janë të përshtatshme në katet e tjera të shkollës.
Në komunikatën për media nga UNICEF, “Estimated 38,000 children with disabilities in Kosovo are not attending school ” të datës 25 korrik 2019 në aspektin arsimor për gjithë vendin, del se shumica e këtyre personave nuk shkojnë në shkollë.
Sipas hulumtimit në fjalë, nga 43.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 5.300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq 38.000 fëmijët të tjerë për shkaqe të ndryshme kanë mbetur jashtë objekteve shkollore.
Autoritetet duhet të rrisin përpjekjet për të integruar me efikasitet fëmijët me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore dhe të marrin në konsideratë nevojat e tyre gjatë gjithë arsimimit të tyre.
Gjithashtu edhe në aspektin shëndetësor, ata ndeshen me shërbime të dobëta të rehabilitimit, kosto të papërballueshme trajtimi dhe qëndrime e
praktika diskriminuese. Vërehet qartë mungesa e personave të kualifikuar për të dhënë shërbim të specializuar dhe mungesa e pajisjeve të dedikuara për të lehtësuar jetesën e tyre. Këto role kryhen kryesisht prej familjarëve.
Përpos ndihmës që institucionet duhet t’ua ofrojnë kësaj kategorie, edhe ne mund të japim kontributin tonë, duke u vetëdijesuar. Ne gjithmonë duhet ti trajtojmë njerëzit me aftësi të kufizuara si të barabartë. Të gjithë njerëzit duan të kenë miq dhe argëtim. Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk bëjnë përjashtim. Gjithmonë duhet ti pyesni para se t’i ndihmoni. Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë nivele të ndryshme të pavarësisë.
Mos supozoni nëse dikush është apo jo me aftësi të kufizuara. Çdo njeri është i ndryshëm.
Mbi autorin: Alban Alshiqi, 17 vjeçar nga Prishtina, vijon mësimet në shkollën e mesme elektronike “Gjin Gazulli”.
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States