SHKRUAJ PËR PIKËPAMJEN
Data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Nga viti 2004 u vendos që të shënohet kjo datë për të tërhequr vëmendjen karshi dhunës dhe diskriminimit që i bëhet pjesëtarëve të komuniteteve LGBTIQ+.
Shtatëmbëdhjetë ju fton që ta shfrytëzoni platformën pikepamja.net për të ndarë pikëpamjet e juaja mbi çështje të caktuara, që lidhen me këtë fushatë, përmes shkrimeve.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare ftohen të dorëzojnë shkrime, të cilat më pas do të publikohen në www.pikepamja.net.
Detajet teknike:
1.Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
2.Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e parë
ose
3.Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.
Shtatëmbëdhjetë ju ofron:
- Mentorim gjatë procesit të shkrimit
- Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.
Shkrimet dorëzohen në pikepamja@gmail.com deri më 7 maj
Ky grant është mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States