UNË SI VULLNETARE!
Arsyeja primare dhe kryesore që unë kam filluar të punoj si vullnetare është se dua të iu ndihmoj personave që janë në nevojë, të ua shpreh atyre përmes punës dhe përkushtimit që do të kenë dikë që do i përkrah deri në atë moment që mendojnë që mund t´ia dalin vetëm, pa ndihmën e askujt. Meqenëse jetoj në një vend ku çdo ditë shoh paragjykime që ndodhin ndaj grave dhe vajzave, mendova që pse mos të jem njëra prej atyre vajzave që do t´i parandaloj këto fenomene që ndodhin çdo ditë në rrethin ku jetoj.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Jetoj në Janjevë aty ku ka diversitete, popuj, fe dhe kultura të ndryshme. Punoj si vullnetare në organizatën joqeveritare e cila quhet ´”The Ideas Partnership”. Kjo organizatë në fokus ka edukimin, përmes aktivitete të llojllojshme, për fëmijë të vegjël dhe të rritur, në disa lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën. Një prej vendeve është edhe Janjeva. Krahas punës për stimulimin e edukimit multienik për fëmijët, “The Ideas Partnership”, po ashtu promovon turizmin e qëndrueshëm në Janjevë.
Kjo organizatë ofron shumë programe dhe aktivitete të llojllojshme. E disa prej programeve janë: klasat e prindërimit të nënave dhe liderët e rinj. Në këto aktivitet marrin pjesë vajza të moshës 12-15 vjeç. Në grupin e liderëve të rinj diskutohet për të drejtat e grave, ngacmimet seksuale, paragjykimet, diskriminimi e shumë tema të tjera të cilat ndodhin në Janjevë.
Interesimi i pjesëmarrësve që vijnë në organizatën ”The Ideas Partnership” është shumë i madh saqë tanimë është kërkuar që dy herë në javë të ketë kurs për matematikë. Qysh prej fillimit të organizatës në Janjevë janë aktivë 340 nxënës të cilët kanë marrë dhe po vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizohen çdo ditë, si p.r.sh: kursi i artit figurativ, gjuhës angleze, gjuhës gjermane dhe gjuhës shqipe.
Arsyeja primare dhe kryesore që unë kam filluar të punoj si vullnetare është se dua të iu ndihmoj personave që janë në nevojë, të ua shpreh atyre përmes punës dhe përkushtimit që do të kenë dikë që do i përkrah deri në atë moment që mendojnë që mund t´ia dalin vetëm, pa ndihmën e askujt. Meqenëse jetoj në një vend ku çdo ditë shoh paragjykime që ndodhin ndaj grave dhe vajzave, mendova që pse mos të jem njëra prej atyre vajzave që do t´i parandaloj këto fenomene që ndodhin çdo ditë në rrethin ku jetoj.
Periudhat e vështira kohore që kanë kaluar, gjendja shpirtërore, emocionale apo gjendja ekonomike e vështirë mendoj që i kanë shtyrë të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme që mbahen ne Janjevë. Gjeneza e këtij problemi unë mendoj se vjen si rezultat i mos-shkollimit. Mungesa e edukimit më pas na sjell vështirësi në punësim, e cila më pas qon në gjendje të rëndë ekonomike. Prandaj inkurajimi i të rejave që të ndjekin shkollën dhe të krijojnë mundësi punësimi avancimi për veten, është një prej misioneve të mia në organizatë.
E bukura e gjithë kësaj është se kam rastin të punoj dhe shoh vajza e gra të të gjitha përkatësive etnike, të cilat bëhen pjesë e programeve tona. “Klasat e prindërimit të nënave”, është njëra prej aktiviteteve që mbahen në organizatë, e në të cilën marrë pjesë edhe unë. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 gra rome të cilat u përkasin grup moshave të ndryshme.
Çdo ditë të marte unë jam aty duke punuar me gra te komunitetit rom, disa prej tyre janë në mosha të reja, e disa të tjera janë në moshën e nënës time. Çdo ditë kur takoj ato, ndiej shumë obligime ndaj vetes, pak siklet, e edhe me shumë mëdyshje në vete se fjalët dhe informacionet që u´a jap unë a janë të sakta? Sepse u kërkoj atyre që informacionet që i marrin gjatë ligjëratave që unë u mbaj, të i përcjellin tek të tjerët.
Gjatë 45 minutave që jam bashkë me to kaloj shumë sfida, njëra sfidë që unë e konsideroj si të vështire është ajo që fjalët që unë i interpretoj, a do t´i kuptojnë ashtu siç unë mendoj që duhet t´i kuptojnë, apo ndoshta do të mendojnë ndryshe. Gjendja ekonomike e vështirë, apo periudhat e vështira kohore emocionale që kalojnë ato, obligimet që kanë për kryerjen e punëve të shtëpisë e shumë gjëra të tjera që kalojnë mendoj që i kanë shtyrë ato të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Ndonjëherë këto obligime që gratë e komunitetit kanë janë shumë të vështira, e për këtë arsye e kanë të vështirë edhe t´i shprehin ato. Por, gjithmonë mundohem që t´i gjej fjalët adekuate që t´i zbuloj problemet e tyre dhe më pas t´i zgjedhim së bashku me ato.
Pastaj gjatë punës kam kujdes të shtuar që të mos them ndonjë fjalë që mund t´i lëndoj ato gra aq të mira, që kanë shumë mirësjellje dhe respekt ndaj meje, e pa dyshim që kjo është e ndërsjellë. Unë kam përgjegjësi që t´i bëj të ndihen rehat, mos të ndihen sikur kanë obligime, të u lë një përshtypje të mirë që edhe herën tjetër të kenë vullnet të vijnë.
Bashkë me to diskutoj tema të ndryshme, e më së shpeshti për martesat e detyrueshme dhe të hershme. Secila shpreh opinionet e veta e që ndonjëherë janë edhe të çuditshme për mua. Ka raste, kur njëra prej tyre më ka thënë, që duhet t´i martojnë vajzat para moshës 18 vjeçare sepse e kanë traditë, e dikush tjetër më thotë që edhe i shesin ato! Pikëpamjet e ndryshme që ato japin ngjallin diskutime të ndryshme mes tyre, dhe bëjnë që këto tema të diskutohen edhe në shtëpitë e tyre bashkë me familjarët.
Mbi autoren: Rajmonda Maloku 14 vjeçe, nga Janjeva, vijon mësimet në shkollë fillore.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).