ROLI GJINOR NË SPORT E TIFOZËRI NË SHOQËRINË KOSOVARE
Sipas pikëpamjes time, tek ne, tifogrupet shpeshherë ndikohen dhe tentojnë të kenë qasje edhe në fusha të tjera, madje edhe në ato fusha që lidhen edhe me aspektin gjinor. Këtë e dëshmon fakti se tifogrupi mitrovicas “Torcida” del haptas kundër komunitetit LGBTI, duke e vërtetuar faktin se shoqëria kosovare është homofobike, e kjo ndodhi pikërisht në ditën e paradës [2018] së tyre ku në faqen e tyre zyrtare e kanë postuar një fotografi me mbishkrim fyes “Anti Bulashav” – që iu referohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTI në Kosovë.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Sporti si veprimtari ekziston për aq kohë sa ekziston njeriu. Megjithatë jo çdo shtresë, klasë e madje as gjini ka pasur qasje në të. Pra, edhe në sport ka ekzistuar dhe ekziston diferencimi shoqërore në një mjedis social lokal, rajonal dhe global. Në shoqërinë kosovare, ashtu si edhe në çdo fushë tjetër të jetës, përfshirë këtu dhe fushën sportive dhe atë të tifozerisë dominon gjinia mashkullore, qoftë në numër, e qoftë në prezencen e tyre ne stadiume për të përcjellë një ndeshje, qoftë si akter në organizime, e gjëra të tilla. E gjithë kjo ka të bëjë me mendësinë patriarkale në shoqëri dhe emancipimin e vonshëm social. Situatë kjo e cila përkthehet në atë se ne [shoqëria kosovare] më shumë i japim përparësi sporteve në të cilat dominon gjinia mashkullore si në futboll, basketboll, hendboll, tenis etj, kurse sportet që dominon gjinia femërore ne [shoqëria kosovare] jemi indiferent dhe nuk shfaqim interesim/empati ndaj tyre. Dhe në rastet kur krenohemi me gjininë femërore në sport mendja jonë shkon menjëherë tek “e arta” Majlinda Kelmendi, kurse në rastet e tjera vazhdojmë të qëndrojmë indiferent.
Megjithatë në aspektin e tifozerisë në stadiumet dhe palestrat e Kosovës mund të themi se ka ndryshim të dukshëm tek pjesëmarrja gjinore duke i krahasuar tifozeritë e viteve të kaluara [p.sh. 10 vite më parë] ku ishte e pa imagjinuar të shohësh vajza dhe gra nëpër stadiume dhe palestra. Për ta shpjeguar këtë fenomen social, kemi biseduar me Albert Mecinin – sociolog, i cila tha se “pjesëmarrja gjinore e tifozerisë është ndoshta 70% me 30% në kuadër të burrave. Arsyet pse ndodhë kjo janë vulgariteti, huliganizmi, sharjet, banaliteti që përdoret e krijojnë një ndjenjë jo të mirë tek vajzat, për faktin se kultura jonë pak a shumë është ndryshe e ndërtuar, por realisht krahas së kaluarës shenjat janë pozitive”, tha ai.
“Sidomos në rastet kur luan Kombëtarja e Kosovës, ka prani të madhe të vajzave në stadium, për faktin se kur luan Kosova ekziston një lloj unifikimi dhe ndërgjegjësimi kolektiv në shoqëri, po ashtu në anën tjetër edhe një lloj vetëpërmbajtje”, përfundoj Mecini. Pra, në mos prezencën e grave nëpër stadiume dhe palestra, natyrisht që ndikojnë sjelljet jo të mira të burrave, ku ka shumë raste që përdoret një maskunilitet i tepruar në këngët dhe mbishkrimet e tyre.
Sipas pikëpamjes time, tek ne, tifogrupet shpeshherë ndikohen dhe tentojnë të kenë qasje edhe në fusha të tjera, madje edhe në ato fusha që lidhen edhe me aspektin gjinor. Këtë e dëshmon fakti se tifogrupi mitrovicas “Torcida” del haptas kundër komunitetit LGBTI, duke e vërtetuar faktin se shoqëria kosovare është homofobike, e kjo ndodhi pikërisht në ditën e paradës [2018] së tyre ku në faqen e tyre zyrtare e kanë postuar një fotografi me mbishkrim fyes “Anti Bulashav” – që iu referohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTI në Kosovë.
Po ashtu edhe tifogrupi “Plisat” në natën e 14 dhjetorit 2012 kur ishte paraparë prezantimi i edicionit të një reviste të titulluar “Seksi”, tifogrupi “Plisat” i kanë sulmuar dhe i kanë lënduar disa, turma ka brohoritur “Pederat jashtë”, “Mëkatarë”, “Kurvat”, “Allahu Akbar” dhe fjalë të tjera ofenduese, haptazi kundër komunitetit LGBTI”. Pra, në shoqërinë tonë tifogrupet e harrojnë qëllimin dhe në këtë mënyrë ato përveç sportit janë të involvuara edhe në fusha të tjera qoftë dhe mirëmbajnë stereotipet dhe paragjykimet për grupe të caktuara shoqërore. Po ashtu në çdo tifogrup gjatë intonimit të këngëve ka shprehje fyese për tifogrupin tjetër dhe zakonisht përfshihet gjinia femërore në kuptimin e vargjeve të ndërthurura të tifozëve, dhe kjo e bënë edhe më tensionuese dhe prekëse atë veprim, gjë që i bënë të ndjehen jo mirë gratë dhe vajzat që janë prezente aty. Dhe pikërisht mbi bazën e këtyre vargjeve ndikon mosprezenca e gjinisë femërore në këto ambiente (stadiume, palestra), për faktin se përmbajnë sharje e fyerje dhe më pas natyrisht e krijojnë një gjendje jo të mirë në shoqëri, duke e zbehur imazhin e shoqërisë si tërësi.
Mbi autorin: Safet Halili është një djalë 23 vjeçar nga Vushtrria i cili vijon masterin për sociologji.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.
Wow, awesome blog structure! How long have you been blogging for? you made blogging look easy. The entire glance of your website is magnificent, as neatly as the content!