ËNDËRR E MBETUR NË SIRTAR…
Dëshiruam të kontribuonim diçka për vendin tonë në mënyrë që gjeneratat që do të vinë pas nesh të kenë arsye për të qëndruar këtu, por as për këtë nuk na dhanë mundësi sepse ne si shoqëri nga momenti që i hapim sytë në mëngjes e deri në mblylljen e tyre përballemi me padrejtësi.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Rrugëve eci vetem, duke kujtuar me nostalgji kohen kur fshati im kumbonte nga zërat e fëmijeve që shprehnin lumturi. Kujtoj kohën në të cilen secili nga ne kishte ëndërrat e veta që shpresonim që do të na realizoheshin në të ardhmen,ëndërra që i ruanim me fanatizem… Çdo ëndërr që e krijuam, të gjitha ishin brenda vendit tonë, sepse secili nga ne deshironim te ishim banorë të tokës ku u lindem dhe u rritem,e të mos i braktisnim familjen e shoqërinë.
Ndodhi e kundërta, më zëri i fëmijeve nuk dëgjohet në fshat, ëndërrat që ne i thurem u mbyllen në sirtar, e gjithë kjo zymtësi kaploi vendin, sepse kjo rini që dikur ishte shpresë për Kosovën sot u shëndrrua në kolonë ikjesh. Unë, ti e të gjithë ne e dimë arsyen e gjithë këtij kaosi që po na shkatërron neve si shoqëri. Nepotizmi dhe korrupsioni janë vetëm dy nga arsyet që krijuan gjithë ketë lëmsh që na ka ngelur në fyt, dhe po na vret çdo ditë. Rini e papunë që kërkon shpetim në rrugët e vështira të mergimit, rini e pashpresë që po braktisë vendin e po i lë ëndërrat në gjysmë sepse këtu në këtë truall nuk gjeti mundësi për t’i jetësuar ato.
Edhe pse e duam vendin ne jemi të detyruar të ikim nga këtu sepse ata që na udhëheqën asnjëherë nuk menduan për në, menduan vetëm për veten e për familjet e tyre, sepse ata na i vodhën ëndërrat sikur nuk iu mjaftuan dëmet që na i shkaktuan.
Dëshiruam të kontribuonim diçka për vendin tonë në mënyrë që gjeneratat që do të vinë pas nesh të kenë arsye për të qëndruar këtu, por as për këtë nuk na dhanë mundësi sepse ne si shoqëri nga momenti që i hapim sytë në mëngjes e deri në mblylljen e tyre përballemi me padrejtësi.
Ky nuk ishte vendi që e ëndërruam ne, e endërruam një vend në të cilin të gjithë do të ishim të barabartë,ku secilit nga ne do i takonte ajo që e meriton. Këtë ëndërr na e vodhen, ata njerëz që nuk dinë çdo të thotë fjala atdhedashuri pavarësisht se e perdorin në çdo fjalim të tyrin. Shpresoj që në të ardhmen atëherë kur kalojn disa vite nga këto momente të veshtrira, dukuritë negative që tani po e karakterizojnë shoqërinë tonë të zhduken dhe ata që do vijnë pas nesh të mos perjetojne dhimbjen e njejtë si ne. Dhimbjen e largimit nga atdheu…
Mbi autoren: Rigona Sefa është nxënëse në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë, drejtimin asistent juridik.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.