AKTIVIZMI SHOQËROR PËRMES ARTIT
Ndryshimet në shoqëri nuk ndodhin vet. Me kombinimin e aktivizmit me art mund të ngacmojmë mendjet e njerëzve e po ashtu edhe t’i prekim emocionalisht për një çështje të caktuar shoqërore apo politike. Nevoja për t’i bërë bashkë këto të dyja vjen si rezultat i shumë faktorëve me të cilat përballet një shoqëri. Edhe në Kosovë është e nevojshme që të bëhet një gjë e tillë. Ka kaluar një kohë që grupe te ndryshme shoqërore që e kanë përzgjedhur artin si mjet për të reaguar, e këtë e bëjnë nëpërmjet performancave, pikturave dhe instalacioneve të ndryshme.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Me datën 14 shkurt të vitit 2014, katër vajza me kokën e mbuluar me shami u puthën në mes të sheshit. Këto vajza janë grupi HAVEIT, kolektivi artistik që u formua në vitin 2011 nga Lola Sylaj Vesa Qena, Alketa Sylaj dhe Hana Qena. Ky grup vazhdimisht ngritë zërin për çështje të ndryshme që e prekin shoqërinë, duke trajtuar tema sociale e politike. E këtë e bëjnë përmes artit dhe aktivizmit.
Arti dhe aktivizmi punojnë në drejtime të ndryshme në botë, aktivizmi ka qëllimet e veta të ndryshoj diçka ose të këtë efekt në diçka, e arti në anën tjetër është i pa definuar dhe është vështirë të themi se arti është pro apo kundër një çështje, po arti e ka fuqinë të na lëviz emocionalisht.
E ndryshimet në shoqëri nuk ndodhin vet. Me kombinimin e aktivizmit me art mund të ngacmojmë mendjet e njerëzve e po ashtu edhe t’i prekim emocionalisht për një çështje të caktuar shoqërore apo politike. Nevoja për t’i bërë bashkë këto të dyja vjen si rezultat i shumë faktorëve me të cilat përballet një shoqëri. Edhe në Kosovë është e nevojshme që të bëhet një gjë e tillë. . Ka kaluar një kohë që grupe te ndryshme shoqërore që e kanë përzgjedhur artin si mjet për të reaguar, e këtë e bëjnë nëpërmjet performancave, pikturave dhe instalacioneve të ndryshme.
“Ne inspirohemi prej jetës tonë të përditshme” thotë Lola Sylaj. Grupi HAVEIT fokusohet në çështje të ndryshme si dhuna ndaj grave, komuniteti LGBTQ dhe çdo çështje që e preokupon shoqërinë kosovare.
Që ndikimi tek njerëzit të jetë më i madh performancat e grupit “ Have it” bëhen në rrugë.
“Në galeri e teatër është një publik i cili përsëritet dhe është i vetëdijshëm për këto probleme”, shtoi Sylaj. Ky grup performancat i bënë në rrugë pasi që kalimtarët nuk mund t’i ikin asaj që ato po u ofrojnë, duke e bërë çdonjërin/en që po kalon të ngrit pyetje tek vetja për atë problem.
Ashtu si ky grup, edhe Fitore Berisha, një artiste që problemet e përditshme të njerëzve i kthen në piktura të ndryshme që paraqesin vuajtjen tonë kolektive si shoqëri.
Fitore Berisha ne vitin 2016 në kuadër të festivalit “FemArt” e hapi ekspozitën e saj të parë në Kosovë“ Revoltë kundër dhunës” që kishte një performancë vallëzimi dhe piktura të ndryshme që në një mënyrë po protestonin kundër dhunës dhe ngrisnin zërin për të drejtat fundamentale të njeriut.
Fitore Berisha e sheh artin si mjetin më e fortë për të sjell ndryshime në shoqëri.
“Dua të besoj dhe kam shpresë se me art do të mund të ndryshojmë një shoqëri”, tha ajo.
Jo vetëm artistët, edhe student të drejtimeve të ndryshme, aktivistë të Studim, Kritikë,Veprim- SKV, në fund të vitit 2018, para Ministrisë së Arsimit sollën instalacionin “ Viti ri Avaz i vjetër” që shprehen padrejtësitë që bëhen në këto universitete duke kërkuar cilësi më të mirë të arsimit, pa plagjiaturë, seksizëm, e pushtet.
Zgjim Zyba, është një tjetër artist i cili ka përfunduar studimet në fakultetin e artit në Prishtinë, e përmes mediumeve te ndryshme ka arritur ta promovoj artin e tij, mediume si instalacione, video-art, piktura dhe performanca.
“Arti im, ne çka unë kam punuar gjatë këtyre viteve, është i bazuar ne kauza qe neve si shoqëri na brengosin dhe përfshijnë”, thotë Zyba.
Një ndër perfomancat e fundit te Zgjimit është e fokusuar ne te drejtën e gruas në pronë, të cilën e ka quajtur “Nderi n’derë”, ku artisti gjatë 10 minutave e trajton një derë, duke e lyer me dy vija te kuqe ( që simbolizojnë testin pozitiv te shtatzënisë) , pastaj ai e thyen derën, duke treguar qe dera është e barabarte, dhe kjo performancë i tregon publikut qe gruaja sot është në prag të derës, nëse del jashtë është pa shtëpi, nëse hyn brenda është nën burrin e saj.
Temat qe Zyba i trajton fokusohen më së shumti ne kauza shoqërore. Sipas tij, arti është mjet për aktivizmin shoqëror, dhe ka dëshmuar historikisht që mund të sjell ndryshim, përmes aksioneve të ndryshme, mund ta qojmë kauzën përpara.
Mbi autoren: Linda Mustafa është një vajzë 17 vjeçare nga Prishtina e cila tashmë ka përfunduar mësimet në shkollën e mesme “Ahmet Gashi”.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC