KAH TË DREJTOHEMI?
Zgjedhja e profesionit bëhet edhe më e vështirë kur mendimet e prindërve dhe të miqve të tjerë ndikojnë dhe të bëhen prioritare dhe ndiqni një ëndërr të tyre e jo një dëshirë tuajën. Shumë të rinj dhe të reja dëgjojnë prindërit dhe obligohen të marrin drejtime që janë më operuese në treg dhe që nuk janë ndoshta thelbi i asaj që ata duan.
Ilustrimi: Argjira Kukaj
Një prej gjërave me të rëndësishme në jetë është gjetja e rrugës. Rrugës në kuptimin se çfarë në të vërtetë dëshironi në jetë të zgjedhni dhe të bëni në jetë. Figurativisht rruga i bie profesioni, që është titulli të cilin pas emrit do ta keni gjithmonë pas vetës dhe do të kërkojë përgjegjësi dhe dashuri të madhe prej jush. Përgjegjësia dhe dashuria mund të barazohen me zemrën dhe mendjen. Shtrohet pyetja cilën duhet ta besoni dhe me cilën duhet të punoni për këtë rrugë e cila do të ju shpjerë te suksesi dhe do të ju plotësojë ? Cilën do ta dëgjoni për t’u orientuar?
Ndonjëherë ndodhë që zgjedhja e gabuar për karrierë të ju dërgojë në depresion dhe stres madje të arrini deri te zhgënjimi kur kalon një kohë dhe e shohni që keni marrë vendim të gabuar.
Zgjedhja e profesionit bëhet edhe më e vështirë kur mendimet e prindërve dhe të miqve të tjerë ndikojnë dhe të bëhen prioritare dhe ndiqni një ëndërr të tyre e jo një dëshirë tuajën. Shumë të rinj dëgjojnë prindërit dhe obligohen të marrin drejtime që janë më operuese në treg dhe që nuk janë ndoshta thelbi i asaj që ata duan.
Sipas profesor Valdrin Dervishaj nuk mjafton që të vendosni në bazë dëshirave të të tjerëve por në bazë të asaj që ju e praktikoni. Sipas tij në Kosovë ka persona që edhe pse kanë diplomuar, nuk kanë një përvojë pune. Nëse deri në atë kohë nuk e gjeni veten do mbeteni tërë jetën duke kërkuar një lloj zanati që nuk arrini ta përvetësoni lehtë sepse jeni vonuar në aplikimin e dijes dhe asaj që keni mësuar.
Përveç ndikimit të prindërve, ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë në zgjedhjet e të rinjve dhe të rejave për karrierë. A. Imeri studente në Universitetin e Prishtinës në fakultetin Filozofik tregon se pikët e testit të maturës kanë qenë faktori kyç qe i ka penalizuar shumë moshatarë të saj në zgjedhjen e profesionit. Faktorë tjetër sipas saj është edhe mos pasja e psikologëve në zonat rurale dhe mos ekzistenca e broshurave apo fletushkave për të parë se çfarë ofron drejtimi i zgjedhur.
Për këtë është e rëndësishme që të ofrohen më shumë qendra për orientim në karrierë dhe të shfrytëzohen mundësitë që ofrojnë këto qendra.
Profesor Valdrin Dervishaj- ligjërues në Akademinë Infinit thekson që ka disa mënyra që aplikohen në qendrat e zhvillimit dhe orientimit në karrierë faza e parë është reflektimi ju duhet ta zbuloni kush jeni në të vërtetë duke i parë në vetvete aftësitë, vlerat dhe interesa. Të aftësitë duhet të ndaleni tek ato që keni më shumë njohuri praktike e zotësi për të bërë diçka të mirë ndërsa te vlerat duhet ta caktoni atë që është më e rëndësishmja për ju në jetë dhe te interesat si faza e fundit ndaleni tek ajo që ju intereson dhe e zgjon kureshtjen tuaj më shumë.
Faza e dytë përfshin informimin që nënkupton gjetjen e sa më shumë informacioneve rreth vendeve të punës që ekzistojnë dhe të cilat janë duke u kërkuar apo mund të kërkohen më shumë në të ardhmen. Çfarë duhet të bëni është që t’i listoni disa profesione, të merrni pjesë në disa aktivitete apo të shihni nga afër procesin e punës dhe të kuptoni nëse me të vërtetë ju mund të përshtateni në atë profil. Faza e tretë është planifikimi i karrierës – të bëni një plan për të filluar rrugëtimin.
Pra për të shmangur problemet eventuale nga zgjedhja jo e duhur e karrierës, sipas profesor Dervishaj është e rëndësishme që t’i identifikoni aftësitë tuaja unike, të fokusoheni në përmbajtje dhe t’i thoni jo të gjitha gjërave të tjera. Kjo do të shpie në një zgjidhje të sigurt duke iu përgjigjur pyetjeve: në çka jam i mirë? Në çka më thonë njerëzit se jam i mirë? Dhe çfarë është ajo që më ndalon këto? Për të eksploruar më lehtë këto përgjigje në Kosovë janë hapur disa qendra të këshillimit për karrierë në qytetet kryesore si: Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, edhe pse të rinjtë dhe të rejat deri tani i neglizhojnë këto mundësi që ofrohen nga këto qendra dhe nuk bëjnë bashkëbisedim të lirë sipas personave përgjegjës.
Megjithatë, për ta pasur më të lehtë rrugën e vendosjes është e rendësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrojnë qendrat për këshillim për karrierë duke mos lënë anash edhe konsultimet me mentorët, miqtë dhe familjen. Për të zgjedhur drejtimin e duhur të rinjtë dhe të rejat duhet të konsiderojnë një sërë aspektesh, në të njejtën kohë të mbështeten te pasioni, te analizojnë mundësitë që ofron tregu i punës e të kenë disiplinë dhe të zgjedhin atë që u jep rehati në shpirt.
Zgjedhja është e juaja për një të ardhme më të mirë.
Mbi autoren: Krenare Ukaj është një vajzë 21 vjeçare nga Deçani e cila vijon studimet në Fakultetin e Filologjisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.